Qeveria Koti në telashe të thellë për legjitimitetin dhe legalitetin e votave me të cilat është zgjedhur

Qeveria Koti në telashe të thellë për legjitimitetin dhe legalitetin e votave me të cilat është zgjedhur
Qeveria Koti në telashe të thellë për legjitimitetin dhe legalitetin e votave me të cilat është zgjedhur

Ragip Guraziu

  • 01 July 2020 - 11:43

Shkruan: Ragip Guraziu

“Tani është koha dhe momenti që duhet të vendosë sa më parë Gjykata kushtetuese drejtësinë në vend, për të provuar nëse vërtetë Qeveria Hoti do ta merr së pakut numrin e mjaftueshëm të votave, për të mos u etiketuar si Qeveri ilegale dhe qeveri koti”.

-Qeveri Koti, si e quante Albin Kurti dhe VV-ja, por edhe pjesa tjetër e opozitës LDK, do të vazhdon akoma më shumë të jetë në telashe sa ju përket votave, legalitetit, legjitimitetit dhe funksionalitetit të tyre. Po e them këtë sepse siç deputeti Etem Arifi që votoi për shkarkimin e Kurtit dhe zgjedhjen e Hotit, ishte paraprakisht një figurë politike, i dënuar nga Gjykata. E ai ditën e hënë, pra më 29 Qershor, e ka pasur afatin e fundit që të paraqitet për të shkuar në burg. Deputetit Hoti i është kontestuar edhe vota por edhe mandati nga LVV-ja dhe çështja tani është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Tani shtrohet pyetja: A duhet ta merr për bazë Gjykata Kushtetuese, trafikimin e votës së këtij deputeti, për të kërkuar anulimin e votimit të seancës në të cilën u zgjodh Qeveria Hotim për të përsëritur të njëjtin votim, ngase tani më asgjë nuk është e pa qartë dhe konestuese sa i takon abuzimit me votën e deputetit të dënuar,dhe jo të humbet kohë. Këtë Lajmin për afatin e paraqitjes në vuajtje të dënimit, duke filluar nga e hëna 29 qershor për Etem Arifin, e ka konfirmuar për medie edhe zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Siç ka thënë ajo, Etem Arifi ka kërkuar sërish që gjykata t’ia shtyjë ekzekutimin e dënimit, por kërkesa i ishte refuzuar si e pabazuar para disa ditësh.

Arifi është dashur që më 9 mars të shkonte për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 3 muaj, mirëpo kishte paraqitur kërkesë me të cilën e kishte shtyrë ekzekutimin e dënimit për 2 muaj. Mirëpo, pasi që kërkesën e tij për shtyrje të dënimin e ka refuzuar Gjykata Themelore në Prishtinë, Arifi ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit për të fituar akoma më shumë kohë. Kësisoj, i njëjti nuk do të shkon në vuajtje të dënimit të paktën deri sa të vendos lidhur me ankesën e tij edhe gjykata e shkallës së dytë. Tani është koha dhe momenti që duhet të vendosë sa më parë Gjykata kushtetuese drejtësinë në vend, për të provuar nëse vërtetë Qeveria Hoti do ta merr së pakut numrin e mjaftueshëm të votave, për të mos u etiketuar si Qeveri ilegale dhe qeveri koti”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".