Një Qeveri me shumicë shqiptare zgjidhje e vetme për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Një Qeveri me shumicë shqiptare zgjidhje e vetme për vazhdimin e dialogut me Serbinë
Një Qeveri me shumicë shqiptare zgjidhje e vetme për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Faik Krasniqi

  • 01 July 2020 - 16:08

Shkruan: Faik Krasniqi

” Zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet, dhe qeveria e re me shumicë shqiptare do të ballafaqohej me dialogun me Serbinë, por edhe me procesin e liberalizimit të vizave, proces që është futur nga burokracia e Bashkimit Evropian dhe neglizhenca ose paaftësia jonë”.

Analisti politik Faik Krasniqi vlerëson se Qeveria Hoti, duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit, aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale Kundër Presidentit Thaçi dhe ish kreut të Kuvendit të Kosovës, kryetar i PDK-së Kadri Vesli, e ka humbura koma më shumë fuqinë politike për të dialoguar me Serbinë, prandaj zgjidhja është në zgjedhje të reja dhe formimin e një qeverie të re më kredibile për tu ballafaquar me proceset që kemi para nesh.

“Kjo qeveri u bë në mënyrën mashtruese. U bë në mënyrë të jashtëligjshme, për ta nënshkruar marrëveshjen e dëmshme me Serbinë. Por llogaritë nuk dolën ashtu siç kishin planifikuar. Qeveria Hoti është qeveri kukull. Është qeveri e Hashim Thaçit. S'mund të kesh fuqi kur je i varur nga votat e Listës serbe, listë që është formuar nga Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".