Aktakuza kundër Presidentit Thaçi po e futë dialogun me Serbinë në rrugë pa krye

Aktakuza kundër Presidentit Thaçi po e futë dialogun me Serbinë në rrugë pa krye
Aktakuza kundër Presidentit Thaçi po e futë dialogun me Serbinë në rrugë pa krye

Blerim Burjani

  • 01 July 2020 - 19:27

Shkruan: Blerim Burjani

“Tash me rastin Thaçi dialogu po hynë në një krizë serioze dhe pa zgjidhje, dhe pa ndonjë mundësi të arritjes së një marrëveshje. Dialogu do të rinisë por problemi kryesor mbetet zgjidhja përfundimtare. Nuk ka aktor më kredibil në Kosovë për zgjidhje. Thaçi nuk ishte njeri ideal për zgjidhje, por i vetmi që ka guximin për një zgjidhje. Hoti nuk e ka guximin dhe nuk e ka përvojën e duhur për të arritur marrëveshjen. Nuk ka as jurist në grup punues e as njerëz me përvojë politike. Shpresat janë shumë të vogla”.

Lajmi i paraqitur, se është ngritur aktakuzë kundër Thaçit dhe Kadri Veselit, është tragjike për popullin e Kosovës dhe aleatët perëndimor. Në proceset politike të dala nga gërmadhat e luftërave të viteve 90 në ish Jugosllavi, protagonistët kryesor të ngjarjeve ose u dënuan me burg ose vdiqën, si Tuxhman ,Alia Izetbegovic e Milloshevici. Tash me rastin Thaçi dialogu po hynë në një krizë serioze dhe pa zgjidhje, dhe pa ndonjë mundësi të arritjes së një marrëveshje. Dialogu do të rinisë por problemi kryesor mbetet zgjidhja përfundimtare. Nuk ka aktor më kredibil në Kosovë për zgjidhje. Thaçi nuk ishte njeri ideal për zgjidhje, por i vetmi që ka guximin për një zgjidhje. Hoti nuk e ka guximin dhe nuk e ka përvojën e duhur për të arritur marrëveshjen. Nuk ka as jurist në grup punues e as njerëz me përvojë politike. Shpresat janë shumë të vogla. E sa i përket aktakuzës kundër Thaçit e Veselit, së pari duhet të konfirmohet aktakuza nga gjyqtari i procedurës paraprake, së dyti kjo aktakuzë duhet të ju dërgohet palëve dhe avokatëve, dhe pastaj pas leximit të aktakuzës do të shihet qartë për cilat vepra penale ngarkohen, nëse ndodhin këto aktakuza atëherë konstatimi politik është se përmbyllja e ngjarjeve në ish Jugosllavi përfundoj te të gjithë aktorët kryesor të ngjarjeve të asaj kohe. Rasti eventualisht i ngritjes së aktakuzës kundër Thaçit dhe Kadri Veseli është lajmi më tragjik për popullin e Kosovës, lajmi më i keq i mundshëm për sakrificën shqiptare dhe lirin e saj. Tash për zhvillimet e mëtejshme mbetet të presim deri në konfirmim të aktakuzës nëse do të ketë një lëvizje në këtë drejtim ditëve në vijim”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".