Shengeni Ballkanik përpjekjet e Edi Ramës për të quar përpara projektin e Serbisë së Madhe me porosi të Aleksandër Vuçiqit

Shengeni Ballkanik përpjekjet e Edi Ramës për të quar përpara projektin e Serbisë së Madhe me porosi të Aleksandër Vuçiqit

Gani Qarri

  • 02 July 2020 - 11:43

Shkruan: Gani Qarri

”Në përpjekjet e Ramës për të quar përpara projektet e Serbisë së Madhe dhe plotësuar porositë e Aleksandër Vuçiqit, për imponimin e mini jugosllavisë të kamufluar si Mini-Shengen, u zbulua edhe qëllimi i vërtetë i vizitës së tij me provokimin e rëndë, që shpërtheu si bombë, në fund të vizitës në Kosovë, duke lansuar në emër të kryeministrit të Shqipërisë përdhunshëm dhe pa u pyetur fare, para medieve të Kosovës, përsëri projektin serb, siç e quajti ai Shengenin Ballkanik e që sipas Ramës, nuk qenka projekt i Serbisë, por i Qeverisë së Shqipërisë i mbështetur nga shtete tjera në Ballkan,por jo edhe nga Kosova”.

.

-Vetë deklarata e "papritur" e Aleksandër Vuçiqit se edhe nën këto kushte të turbullta politike në Kosovë, është i gatshëm të bisedoj me Hashim Thaçin për "marrëveshje" ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,edhe kur ky i fundit është nën aktakuzën e shpallur të prokurorit të Gjykatës Speciale, dhe kur Evropa dhe SHBA u deklaruan kundër ndarjes së Kosovës, dëshmon se sa shumë informacione të sigurta ka marrë presidenti serb, nga Edvin Rama, se Thaçi për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, me mbështetjen e Edvin Ramës është i gatshëm t`i plotësoj të gjitha dëshirat e Serbisë. Madje megjithëse në tentimin e Edvin Kristaq Ramës për të bërë patronin e shqiptarëve, me pompozitet të madh u propagandua se në raste të rënda si këto, Shqipëria e ka detyrim ta mbështes Kosovën pa kushte, vizita e Edi Ramës në këtë kohë,u dëshmua se u bë me kushte madje edhe shumë të rënda dhe nuk ishte asgjë më tepër se një vizitë politike, e porositur nga Vuçiqi për ti premtuar edhe një mundësi Thaçit që ti ikë konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, nëse ai bashkë me Edi Ramën,përkundër deklarimit të BE-s dhe SHBA-s, arrijnë ta ndajnë Kosovën dhe pjesën e mbetur ia bashkojnë Mini-Shengenit të Serbisë.

Në përpjekjet e Ramës për të quar përpara projektet e Serbisë së Madhe dhe plotësuar porositë e Aleksandër Vuçiqit, për imponimin e mini jugosllavisë të kamufluar si Mini-Shengen, u zbulua edhe qëllimi i vërtetë i vizitës së tij me provokimin e rëndë, që shpërtheu si bombë, në fund të vizitës në Kosovë, duke lansuar në emër të kryeministrit të Shqipërisë përdhunshëm dhe pa u pyetur fare, para medieve të Kosovës, përsëri projektin serb, siç e quajti ai Shengenin Ballkanik e që sipas Ramës, nuk qenka projekt i Serbisë, por i Qeverisë së Shqipërisë i mbështetur nga shtete tjera në Ballkan,por jo edhe nga Kosova.

Edvin Kristaq Rama, në mënyrë të tërthortë por tejet cinike, dëshmoi se edhe hyrje-daljet ndër shqiptare Kosovë-Shqipëri, varen kryekëput nga "Mini-Shengeni" serb dhe marrëveshja me Serbinë, i cili u mundua t`ia mbyllë të gjitha dyert Kosovës dhe kërcënoi se vendi ynë duhet ta pranojë këtë projekt, sepse sipas tij nuk paska rrugë tjetër dhe gjoja s’ka as argumente kundër këtij projekti, kinse “Shëngeni ballkanik, na qenka interes strategjik për Shqipërinë e Kosovën dhe në rast se ky projekt do të realizohej, Edvini shkojë aq larg sa na siguroi publikisht se edhe kufiri në Morinë nuk do të ekzistojë më (për kosovarët) për ju që dëshironi të vini në det.

Për aq më tepër, në këtë tentativë të tij kaq anti-kohë dhe shumë të bezdisshme për Kosovën, kur vendi ynë ka qindra probleme më të mëdha për të zgjidhur, Edvin Kristaq Rama zgjodhi momentin më të keq, për t`ua imponuar shqiptarëve të Kosovës,projektin e Vuçiqit, duke manipuluar se megjithëse, gjoja ka shpifje kundër këtij projekti sa të duash, koha do të tregojë që të gjithë do të hyjnë në këtë proces, madje serish përsëriti se Kosova nuk ka rrugë tjetër, gjë që mbjellë frikë të madhe te qytetarët se politika kosovare e shantazhit dhe tradhtisë,po i nënshtrohet Edi Rames i cili është gati të bëjë çfarëdo tregtie me Serbinë në dëm të Kosovës vetëm që ta shpëtojë Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale, përderisa aktakuza ndaj tij është ende në fazën e pritjes së konfirmimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".