Hashimi i Brojës një gjë duhet të di se ka ndoshta vonim por jo edhe shpëtim

Hashimi i Brojës një gjë duhet të di se ka ndoshta vonim por jo edhe shpëtim
Hashimi i Brojës një gjë duhet të di se ka ndoshta vonim por jo edhe shpëtim

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 02 July 2020 - 19:15

Shkruan: Reshat Badallaj

“Këtu nuk ka dyshim se ju dhe të gjithë ata kryebanditët e majave të shtetit dhe kryebanditët e bandave politike jeni hajnat më të mëdhenj në tërë Ballkanin pa dyshim. Për të mos u rrezikuar Kosova nga bota bëhu gati e nisu, merre me veti edhe këlyshin e Jovica Stanishiqi, Baton Haxhiun dhe atë kanabisin andej gardhit. Atje, do pushoni, do të luani shah. Por, gërshërët që keni përgatitur për ti prerë gjymtyrët e Kosovës, lërini këtu se ju kanë prerë gishtat tuaj. Pra, lerini ato pallavra kur thua konfirmohet, mos harro se mund të thuhet edhe ajo ku e përdorin shqiptaret: "ku ka tym, ka edhe flakë...". Tani, mjerisht pritet vetëm flaka por të mos e përvëloj Kosovën ashtu, ashtu është e përvëluar”.

-Hashim Thaçi, ka kohe dhe shihet që është i etshëm për pushtet. Zaten të gjitha fotelet e pushtetit i ka me dredhitë e tij dhe me pazaret e matrapazllëqeve. Po, e përmendim vetëm një rast, pra kjo aktuale, që është president i vendit. Si u zgjodh dhe nga kush? U fut në pazare me derrin plak, kopilin titist, hajnin e Diasporës, Isa Mustafen, këtë argatin e Millosheviqit e Rrahman zezës. Pra, pushteti dhe mendja e sëmurë e Hashim Thaçit, është që të mos jap dorëheqje. Po tani edhe për budallenjtë shtrohet një pyetje fëmijërore por shume logjike:" A kushton bishti i Hashimit më shtrenjtë se Kosova? Hashimi i Brojës një gjë duhet të di se ka ndoshta vonim por shpëtim jo! Kështu na thotë historia me të gjithë diktatorët dhe ata që e kanë mbajtur pushtetin me hajni, dallavere dhe tirani. Bota deri në fund i ka përdorur si "kondom apo ris" dhe në fund i ka hedhur në plehra. Kjo e ka gjetur Hashim Thaçin, herët a vonë, ndonëse mundohet të përfitoj në kohë, Gjykata Speciale, nuk është populli i shkrete i Kosovës për të mashtruar dhe për t´ia hedhur pykën. Ju lutem mendoni pak esëll kur thotë:...vetëm nëse aktakuza konfirmohet, do të jap dorëheqje. Më besoni se më shkaktoi shumë të qeshura naiviteti i tij dhe me përplasi me një "vaki". Një "zorraxhi ose arpaxhik prizrenas si i themi ne nga anët tona, nuk e kishte pare një mikun e tij me vite dhe rastësisht e takon dhe e shikon mirë dhe e pyet:"Sylë bakallëm? Kurse miku i kthen përgjigjen:" Jo valla Syla, po vëllau i Syles!". Dua të them a është ky muhabet kur thotë Hashimi...nëse konfirmohet aktakuza. Kur aktakuza lëshohet me sa u informova të tre prokurorët janë amerikan. Ç´janë këto muhabete tani nga Hashimi? Hashimi i Brojës, vetë e solli këtë Gjykatë dhe vetëm që e solli po i kërcënonte njerëzit që të vajtojnë dhe kur thotë se është i pastër dhe nuk ka bërë krime. Mirë, në rregull! Atëherë përse nuk e paketon strajcën dhe nuk niset atje? Atje, ka televizion e të gjitha të mirat. Natyrisht se nuk mund të merr shtëpinë e tij disa milionëshe në shpinë. Pra, do të shpëtonte jo vetëm UÇK-në, por tërë Kosovën. Po ashtu, do ndalej edhe makineria propogandisike e Serbisë fashiste. Qofsha i gabuar, por më thotë fiqiri se Gjermania ja preu rrugën "Gjarprit" të mos e kafshoj helmueshëm Kosovën me pazaret e pista që po i bënë me Aleksandrin e Serbisë. Gjermania e ka pritur momentin dhe ky djali i Brojës mendoi se mund të përbuzë Gjermanin e të fluturoj përtej oqeaneve. Hashim, nuk po them se i gëzohet çdo kush burgosjes sate, përpos do t´i gëzonte të gjithë shqiptarët dhe mua vetëm të marrin për hajni dhe këtu nuk guxon askush të përdorë fjalën dyshohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".