Pas publikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, BE-ja distancohet nga Hashim Thaçi

Pas publikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, BE-ja distancohet nga Hashim Thaçi

Gani Qarri

  • 03 July 2020 - 11:34

Shkruan: Gani Qarri

"BE, tanimë nuk e sheh Presidentin e Kosovës si të denjë as të përshtatshëm as për pjesëmarrje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Në anën tjetër zyrtarët e BE-së u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta respektojnë në plotëni Gjykatën Speciale dhe të bashkëpunojnë gjithanshëm me të, edhe në ngritjen e aktakuzave kundër të dyshuarve, sepse ky do të ishte një tregues i qartë i përkushtimit të Kosovës për sundimin e ligjit në vend dhe një çelës për progresin në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, siç e thotë edhe zëdhënësja e BE-së Virginie Battu-Henriksson”.

-Duke pasur parasysh faktin se shumica e pikave nga 10 sosh, sa përmban në vete aktakuza e shpallur kundër Hashim Thaçit, në masën më të madhe, ajo mund të konfirmohet edhe nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Speciale, BE deklaron publikisht se nuk e konsideron më Hashim Thaçin president të Kosovës as partner për bisedime.

Ndaj kjo dëshmon se pas publikimit të aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Bashkimi Evropian ngadalë por sigurt, përfundimisht ka filluar të distancohet nga Hashim Thaçi. Megjithatë, Kosovës i takon të ta dëshmon nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe seriozitetit, siç e thotë zyrtarja e BE-së, sepse “Nuk i takon BE-së (as pas shkuarjes së Thaçit) që të zgjedh kush bisedon me kë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kjo është në dorën e autoriteteve të Kosovës të vendosin se kush do të ishte përfaqësuesi më i mirë i interesit të tyre”, ka shtuar ajo. Pra, zëdhënjsa Henriksson ka thënë po ashtu, se ata janë në dijeni të zhvillimeve më të reja politike pas bërjes publike të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj zyrtarët e BE-së që merren me dialogun, kanë shpjeguar se BE-ja do ta ketë bashkëpunim tepër të reduktuar me presidentin, sidomos tani pas shpalljes së aktakuzës të Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit, duke aluduar se në masën më të madhe, aktakuza mund të konfirmohet edhe nga gjykatësi i procedurës paraprake”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".