Gjykatat e Kosovës luajnë skena cirku me aferën e klanit PRONTO

Gjykatat e Kosovës luajnë skena cirku me aferën e klanit PRONTO
Gjykatat e Kosovës luajnë skena cirku me aferën e klanit PRONTO

Hasan Preteni

  • 03 July 2020 - 16:11

Shkruan: Hasan Preteni

” Dënimet me kushte janë tregime në vete. Nga fillimi u pa se kjo ishte një lojë politike me qëllim të denigrimit dhe largimit nga skema të disa nga politikanëve të Kosovës. Pse dhe kush i publikoi këto incizime? Pse u publikuan vetëm një pjesë e incizimeve?Pse i bëri këto prokuroria? Kush ju urdhëroi për këtë? Prokuroria u detyrua nga politika që të bëjë këtë, cilët ishin gazetarët që u informuan për këtë dhe nga e morën materialin! Shumë pikëpyetje me përgjigje të mangëta. Nga fillimi deri në përfundim, lojë politike për interesa politike duke i shfrytëzuar të dhënat nga policia apo prokuroria”.

Njohësi i fushës së sundimit të ligjit, Hasan Preteni, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit lidhur aferën e përgjimeve të klanit PRONTO, në të cilën janë të përfshirë zyrtar të lartë të PDK-s dhe ish qeveritar nga i njëjti subjekt politik, e ku disa u dënuan sa për të thënë, me dënime me kusht, kurse të tjerët janë liruar.

-Gjykata e cirkut. E kemi Gjykatën Kushtetuese e cila nxjerr vendime që krijojnë turbulenca në sektorët kryesor të shoqërisë dhe në anën tjetër gjykatat e rregullta që dënojnë e shkatërrojnë jeta të njerëzve të vlefshëm të këtij vendi të nëmur! Ai ka reaguar edhe lidhur me dokumentet anti-korrupcion që po hartohen mandat pas mandate nga institucionet, dhe nuk po zbatohen ato. “Strategjitë duhet të jenë dokument aktiv. Si u zbatua strategjia e kaluar, a ka raport përfundimtar se cilat masa nga strategjia e kaluar janë zbatuar e cilat jo. Cili është efekti, sa ka ndikuar ajo strategji që të ketë parandalim apo luftim të korrupsionit. Cilat janë të arriturat? Për strategjinë e re duhet precizuar. Cilat janë objektivat. cilat janë temat, cili është qëllimi dhe kush do të jetë përgjegjës dhe cilat institucione cilat objektiva duhet realizuar. Cilat detyra në cilën kohë duhet realizuar? A do të publikohen të arriturat dhe qëllimet. Nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë edhe kjo përpjekje do të dëshmon se këta nuk e kanë përnjëmend. Strategji, komisione, koordinator e zëvendës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".