Me Shengenin ballkanit Edi Rama mund të përfundon në një skaj të turpshëm të karrierës politike

Me Shengenin ballkanit Edi Rama mund të përfundon në një skaj të turpshëm të karrierës politike
Me Shengenin ballkanit Edi Rama mund të përfundon në një skaj të turpshëm të karrierës politike

Muhamet Kelmendi

  • 03 July 2020 - 20:27

Shkruan:Muhamet Kelmendi

 “Krimineli është dhe mbetet kriminel. Në këtë gjendje nuk i duhet Kosovës ndonjë Minishengen. Serbia nuk ka ndryshuar. Kosovës i duhet lufta në drejtim të integrimeve në BE dhe nëpër organizatat tjera ndërkombëtare. Çdo ikje nga ky pikësynim është në dëm të Kosovës. Natyrisht se Tirana dhe Edi Rama nuk dëgjojnë. S’ka rëndësi këshilla kundruall egos dhe mendimeve se Edi Rama di çdo gjë. Por, duhet ti themi Tiranës se nuk i nevojitet Minishengeni ballkanik. I duhet puna kundër korrupsionit, krimit politik dhe ekonomik, si dhe përmbushja e kushteve drejtë BE-së. Nëse Edi Rama i merr këto këshilla është mirë. Nëse jo do të përfundon edhe Edi në ndonjë skaj të gjendjes politike”.

Shengeni Ballkanik është një mekanizëm që kryekëput ju shërben interesave serbomëdha në fushën ekonomike, të qarkullimit të njerëzve dhe të mjeteve financiare dhe në fushat tjera, deri te fusha e sigurisë. Është për të ardhur shumë rëndë se si po paraqitet ky projekt i shtetit shqiptar kur në fakt asgjë të mirë nga ky mekanizëm nuk ka shteti shqiptar. Ekonomikisht është dobët. Në fushat tjera gjithashtu. Pra, çka i shërben ky projekt Tiranës. Tirana zyrtare duhet të punoi me ngulmë në kushtet e BE-së për të u anëtarësuar atje. Perspektiva e vetme është kjo. Ndërsa, Beogradi ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve, ka përgjegjësi të madhe. Ajo është në fushën e krimit she të gjenocidit. Ende janë mbi 1600 shqiptar të varrosur nëpër Serbi. Serbia i mban me dhjetëra e mijëra kriminel. Madje shteti është kriminalisht i orientuar ndaj Kosovës. Mbi 30 miliardë Euro i ka borxhe Kosovës nga dëmet materiale dhe morale. Mbi 20 mijë femra shqiptare janë përdhunuar dhe mbi 1 milionë veta janë detyruar me dhunë e me terror që ta lëshojnë Kosovën gjatë luftës. Të gjitha këto janë objekt shqyrtimi dhe i zgjidhjes nga Serbia. Pa u përgjigjur shteti serb për këto nuk ka perspektivë ndonjë marrëveshje tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".