Fuqizimi i votës së diasporës rrënon piramidën politike të krimit të organizuar në Kosovës

Fuqizimi i votës së diasporës rrënon piramidën politike të krimit të organizuar në Kosovës
Fuqizimi i votës së diasporës rrënon piramidën politike të krimit të organizuar në Kosovës

Nexhat Haziri

  • 05 July 2020 - 08:04

 

Shkruan: Nexhat Haziri

”Pjesëmarrja e tyre në procesin e zgjedhjeve në Kosovë është shumë me rendësi për zhvillimet politike në vend, me çka u dëshmua edhe në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit, ku kjo pjesëmarrje shënoi një ngritje të lakmueshme, duke bërë që roli i mërgatës në skenën politike të jetë determinues në funksionim të shtetit. Andaj mbi këtë bazë, Kosova e ka për obligim moral e kombëtar që mërgatës tonë ti siguroj një pjesëmarrje më të lehtë , më cilësore dhe pa shumë shpenzime në proceset zgjedhore të cilat zhvillohen në Kosovë qoftë zgjedhjet e nivelit qendror po ashtu edhe ato lokale, duke ua mundësuar votimet nëpër ambasada , konsullate dhe misione të tjera diplomatike, ku përfaqësohet Kosova, në të cilat vepron mërgata e jonë”.

Edhe pse Kuvendi i Kosovës në këtë mandat të ri është duke ngecur skajshmërisht në procesin ligjvënës, për shkak të situatës së krijuar me shkarkimin e Qeverisë Kurti akoma pa i mbushur dy muaj jetë dhe punë normale, një iniciativë serioze që po vlerësohet nga analistët politik, është iniciuar po nga Grupi parlamentar i VV-së në Kuvend, për ta miratuar Ligjin e Diasporës me të cilin ligj do të rregullohet dhe precizohen edhe e drejta për të marr pjesë në zgjedhje, për të votuar institucionet e reja që zgjidhen në Kosovë.

Është shumë e qëlluar nisma ligjore e VV-sw për rregullimin e çështjes së të drejtës së votimit për diasporën, sepse realisht vota e diasporës ka mbetur e pa vlerë, e pa arritshme deri tani për të ndikuar në ndryshimet politike, prandaj me sigurimin e të drejtës dhe saktësisë për mënyrën e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje, ka shpresë reale për ndryshimet e mëdha politike në Kosovë, pasi që partitë politike në vend, që kanë qeverisur deri më tani, e kanë kapur shtetin edhe nëpërmes blerjes së votës me punësimet klineteliste në institucionet publike. Fuqizimi i votës së diasporës rrënon piramidën politike të krimit të organizuar në shtetin e Kosovës.

“Është një fakt që duhet të na gëzoj, pasi mërgata jonë nuk është më ajo që vetëm na dërgon para, por tashmë ka një interes ë shtuar edhe për kontributin e saj për funksionimin e shtetit dhe demokracisë në vend. Pjesëmarrja e tyre në procesin e zgjedhjeve në Kosovë është shumë me rendësi për zhvillimet politike në vend, me çka u dëshmua edhe në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit, ku kjo pjesëmarrje shënoi një ngritje të lakmueshme, duke bërë që roli i mërgatës në skenën politike të jetë determinues në funksionim të shtetit. Andaj mbi këtë bazë, Kosova e ka për obligim moral e kombëtar që mërgatës tonë ti siguroj një pjesëmarrje më të lehtë, thotë Nexhat Haziri ,më cilësore dhe pa shumë shpenzime në proceset zgjedhore të cilat zhvillohen në Kosovë qoftë zgjedhjet e nivelit qendror po ashtu edhe ato lokale, duke ua mundësuar votimet nëpër ambasada, konsullate dhe misione të tjera diplomatike, ku përfaqësohet Kosova, në të cilat vepron mërgata e jonë”.

Trajtimi meritor i votës nga diaspora, është një obligim moral e ligjor, sepse mbijetesa e Kosovës, si në periudhën e paraluftës edhe tash në liri, po sigurohet kryesisht nga të ardhurat dhe investimet e diasporës sepse ndryshe shteti ka dështuar në planin e zhvillimit ekonomik. “Investimet e mërgatës, kontributi i tyre me rreth 700, milion në vit, na obligon që si shtet ti krijojmë kushte sa më të mira mërgatës tonë që ajo të jetë pjesë edhe e proceseve politike në vend. Andaj iniciativa e LVV-së, që me nismë ligjore t’iu garantohet mërgatës tonë votim të rregullt dhe të sigurt, është një nismë që duhet përkrahur pasi roli dhe kontributi i bashkatdhetarëve ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm në jetën ekonomike dhe sociale e politike në Kosovë, dhe ky është një aset shumë rëndësishme për vendin”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"