Sistemi politiko-juridik i korruptuar dhe i degraduar është shumë vështirë që të çmontohet, pa revolucion reformator

Sistemi politiko-juridik i korruptuar dhe i degraduar është shumë vështirë që të çmontohet, pa revolucion reformator
Sistemi politiko-juridik i korruptuar dhe i degraduar është shumë vështirë që të çmontohet, pa revolucion reformator

Skender Kapiti

  • 05 July 2020 - 16:26

Shkruan: Skender Kapiti

 “Duhet një ndërmarrje drastike për pastrimin e politikes dhe të drejtësisë në Kosovë, mirëpo kjo është shumë e vështirë. Një gjë e tillë u pa me atë se si u bënë bashkë politika e vjetër e korrupsionit,krimit dhe e hajnisë e cila rrëzoi qeverinë legjitime Kurti me një grusht shteti parlamentar e që e mbështeti dhe e ligjësoi edhe gjykata kushtetuese. Ky është agrumet, provë dhe fakt që vërteton atë të cilën unë konstatova më lart, atë se: Korrupsioni ka kapur demokracinë parlamentare ku shumica parlamentare u vu në funksion të grupeve të interesit politik e të ish pushtetit korruptiv, të Presidentit e që i bëri mbrojtjen dhe avokatinë Gjykata Kushtetuese”.

Kur krimi i organizuar dhe korrupsioni kapin shtetin , kjo do të thotë se ato kanë kapur politikën , demokracinë, parlamentin, qeverinë, drejtësinë dhe të gjitha institucionet e organizmat shtetërorë por edhe mediet dhe shoqërinë civile. Kjo gjendje e falimenton shtetin dhe sistemi i drejtësisë nuk është në gjendje që të bëjë e të japë drejtësinë , dhe sidomos as të gjykoje e as te ndëshkojë te inkriminuarit VIP-a të pushteteve të legjislativit, ekzekutivit, presidencës, drejtësisë e as të pushtetit vendor, pasi vetë drejtësia është politike e korruptuar dhe e kriminalizuar. Ky sistem i keq është një sistem kapilar korrupsioni i montuar në vetë atë sistem.

Sistemi politiko-juridik i korruptuar dhe i degraduar është shumë vështirë që të çmontohet, pa një reformë pse jo edhe pa një revolucion reformator gjithëpërfshirës që tashmë quhet VETING.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".