Populli është lodhur nga ju politikan të pa përgjegjshëm, nesër do të ju ndëshkoj populli

Populli është lodhur nga ju politikan të pa përgjegjshëm, nesër do të ju ndëshkoj populli
Populli është lodhur nga ju politikan të pa përgjegjshëm, nesër do të ju ndëshkoj populli

Dardan Grapci

  • 06 July 2020 - 07:07

Shkruan: Dardan Grapci

“Tani sidomos kur gjendja aktuale në vend është kritike, ju keni gjetur kohë që të luani me popullin, po kush jeni ju bre? Populli janë lodhë nga ju, jam i bindur dhe ju siguroj që në zgjedhjet e ardhshme PDK, LVV dhe shumica partive do të jeni vetëm histori nëse vazhdoni me këtë avaz që keni filluar duke bllokuar në Kuvend gjithçka pa dallim, edhe vendimet që ndikojnë në mirëqenien e popullatës pa dallime politike, sepse s’do merrni vota me shume se 3%, për shkak se ka ardhur koha që populli t’ju ndëshkoj”.

-Ky bllokim i rishikimit të Ligjit për Buxhetin është skandal. Kush janë këta politikan që ta vendosin fatin e 2 milion banorëve se a do i marrin të hollat nga kjo pako emergjente? A e dinë këta politikan, këta opozitar, që po i marrin pagat mijëra euro prej taksa-paguesve të Kosovës? Rishikimi i Ligjit për Buxhetin nuk duhet të bllokohet nga asnjë parti politike në Kuvendin e Kosovës sepse është projekt nacional për shtetit, por duhet të votohet dhe të hyj menjëherë në fuqi. Partitë Politike opozitare nuk kanë çka të përzihen në këtë pako emergjente edhe pse janë pjesë të Kuvendit, PDK dhe LVV nëse nuk dëshirojnë që të jenë pjesë e Qeveris Hoti, pse atëherë po e ngritin zërin kundër dhe po kundërshtojnë për diçka që është në të mirë të qytetarëve? Unë kam një mesazh për këta opozitar të pa përgjegjshëm: Të nderuar deputet të PDK-s dhe LVV-s lëreni popullin rehat, mos u përzieni në punët e Qeverisë aty ku dëmtohet interesi i shtetit dhe e ardhmja e qytetarit. Nëse nuk jeni të interesuar të jeni pjesë e saj, populli duhet të ndihmohet, sepse ju si parti politike të gjitha së bashku, duke përfshirë këtu edhe LVV-në e keni sjellë popullin në këtë gjendje ku është sot. Ju jeni ata që keni dhënë urdhër që të mbyllen të gjitha bizneset shtetërore dhe private, të mbyllen të gjitha lokalet afariste, siç janë edhe restorantet dhe kafiteritë, ju jeni ata që keni dhënë urdhër ku krejt Kosova të hyj në izolim total shkaku pandemisë dhe tani është koha që pasojat ti bartni së bashku dhe të ndihmoni që ato të tejkalohen.

Uroj dhe shpresoj që të del një parti apo më shumë të tilla, që nuk do ta shikojnë interesin politik, por të qytetarëve, sepse vetëm kur të ndodhë kjo ju politikan, lirisht mundeni të filloni të kërkoni punë, sepse me si ish politikan të pa përgjegjshëm asnjë parti s’do ju pranojë të bëheni pjesë e saj, sepse nga koha e Pavarësisë së Kosovës ju i keni shkatërruar ëndërrta e çdo qytetari me lojërat dhe manipulimet e juaja të ndyta”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".