Kosova me qeveri emergjente e me ministra analfabet

Kosova me qeveri emergjente e me ministra analfabet
Kosova me qeveri emergjente e me ministra analfabet

Blerim Burjani

  • 06 July 2020 - 20:53

Shkruan: Blerim Burjani

“Obligimet që i dalin përpara janë serioze kurse kapacitete e saj profesionale shumë të dobëta. Qeveria e re, ripërtëritje e biznesit të vjetër, vazhdojnë të dominojnë njerëzit që thonë se merren me politik dhe vazhdojnë të zhvatin buxhetin e shtetit pa ndal. Ministra jo kompetentë dhe analfabet për resorët që I drejtojnë. S’ka as Veting në drejtësi, s’ka ulje të papunësisë, s’ka asgjë, përveç pagesat e kota për ministra që shumica lidhje nuk kanë për atë resor që e mbajnë.E nga ana tjetër, me prioritet është rimëkëmbja ekonomike, shumë e është e domosdoshme. Pakoja e re ekonomike duhet sa më parë të përgatit”.

-Prej kësaj qeverie pritet që ta menaxhoj situatën e pandemisë deri në fund, nëse ka fund kjo pandemi, dhe ta zhvillon dialogu me Serbinë. Kjo qeveri nëse zgjidhë problemin e dialogut e ka kryer punën e vetë. Pra edhe nuk pritet gjë më shumë, kjo është qeveri emergjente në rrethana të jashtëzakonshme. E nga ana tjetër, me prioritet është rimëkëmbja ekonomike, shumë e është e domosdoshme. Pakoja e re ekonomike duhet sa më parë të përgatitet dhe menaxhimi i situatës së krizës së qytetarëve nga varfëria sociale. Pakoja sociale mundë të kombinohet, pra të jetë mikste që ndihmon të gjithë qytetarët për të kaluar këtë gjendje të shkaktuar nga pandemia. Situata nuk po vjen duke u përmirësuar. Kjo do të thotë se gjendja mundë të rikthehet prapë si ishte më herët, edhe një mbyllje e madhe ekonomike dhe sociale e shkaktuar nga pandemia do të ishte katastrofale për bizneset dhe qytetarët”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"