Politika dhe drejtësia e korruptuar e Kosovës nuk e bëjnë Vettingun pa presionin e SHBA-së dhe të BE-së

Politika dhe drejtësia e korruptuar e Kosovës nuk e bëjnë Vettingun pa presionin e SHBA-së dhe të BE-së
Politika dhe drejtësia e korruptuar e Kosovës nuk e bëjnë Vettingun pa presionin e SHBA-së dhe të BE-së

Dardan Grapci

  • 08 July 2020 - 06:56

Shkruan: Dardan Grapci

“Nuk po funksionon sistemi i drejtësisë. Ky mosfunksionim i sistemit të sistemit të ligjit dhe drejtësisë në Kosovë po lë pasoja të rënda dhe serioze. Kur nuk funksionon ligji dhe drejtësia, kjo do te thotë se mirë funksionon krimi dhe korrupsioni, funksionon anti ligji dhe anarkia, mafia, korrupsioni, krimi, hajnia dhe papërgjegjshmëria. Kjo gjendje përbënë rrezik të madh dhe e çon vendin dhe shtetin në falimentim kombëtar, prandaj Vettingu duhet të ndërtohet dhe të fillon të zbatohet duke u drejtuar dhe monitoruar edhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët, me ekspertët në SHBA dhe nga shtetet më të zhvilluara të BE-së”.

“Ministria e Drejtësisë e detyruar apo jo, nga presioni i opinionit publik dhe medieve, duhet të zotohet se ta qoj në vend projektligjin për Vetting. Këtë duhet ta bëjë sepse vetëm me Vetting drejtësia do jetësohet 100%, dhe politikbërësit e korruptuar do shkunden para drejtësisë dhe do të akuzohen. Prandaj kjo Qeveri duhet ta ketë primare luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar duke e zbatuar në tërësi ligjin e VETTINGUT, duke u zbatuar VETTINGU sundimi i ligjit do jetë ajo që qytetarët e Kosovës kanë ëndërruar që ta kenë gjithmonë, kështu që të gjithë ata që janë fshehur prapa avokatëve, prokurorëve, gjykatësve, policëve, biznesmenave dhe politikanëve të korruptuar do të hetohen dhe do të dënohen sipas Ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.



Ka ardhur koha që Kosova tu tregoj të gjithëve se ligji këtu ekziston, nëse dikush e shkel atë, ai apo ajo do të dënohet pa marrë parasysh kush është. Po e them këtë sepse sot shteti, politika dhe shoqëria ne Kosova janë apatike dhe nuk funksionojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".