Zgjidhja e nyjës së krizës është në zgjedhjet e përgjithshme, edhe të Presidentit

Zgjidhja e nyjës së krizës është në zgjedhjet e përgjithshme, edhe të Presidentit
Zgjidhja e nyjës së krizës është në zgjedhjet e përgjithshme, edhe të Presidentit

Shefik Shkodra

  • 11 July 2020 - 09:16

Shkruan: Shefik Shkodra

“Më e lehta mënyrë do të ishte, të shpallen zgjedhje e përgjithshme dhe zgjedhja edhe presidentit. Nëse presidentin e zgjedh Parlamenti, atëherë do të duhej të shikohet e të debatohet mirë çdo gjë rreth personalitetit të tij. Deputetët duhet të jenë shumë sy qelë, kritik dhe të paraqesin një pjekuri, të veprojnë për vendin dhe qytetarët dhe jo për grupet, ndryshe do të vinin në pikëpyetje që të gjitha për këtë vend. Parlamenti deri më tash nuk është aktiv dhe vetëkritik. Nëse duhet të merren vetëm me akuza ndaj njëri-tjetrit, nuk do të pritet asgjë prej tyre. Koha kalon pa ndonjë kontribut dhe pa veprime konkrete, të cilat janë të nevojshme për të gjithë sektorët shoqëror”.

-Gjendja politike në Kosovë pas paralajmërimit të aktakuzës për presidentin, që e bëri Prokuroria e Dhomave të Veçanta, nuk është aq favorshme për Kosovën. Një herë është çështje e humbjes së imazhit që para do kohe e kishte ky vend dhe tjetra, humbje e kredibilitetit personal publikisht, brenda dhe jashtë, për të përfaqësuar vendin. Aq më keq, kjo aktakuzë është shpërndarë publikisht, e cila rëndon me numërimin e akteve gjatë kohës së luftës. Institucioni, deshëm apo nuk deshëm, është i "lënduar" dhe i zhveshur nga potenciali i personalitetit përfaqësues. Zëvendësimi, apo zgjedhja e një presidenti, në këto kohë paraqet edhe një vështirësi të brendshme për një marrëveshje konsesuale, në mes të partive shqiptare. Thirrjet nga kryetari i LDK-s, Isa Mustafa, për konsulta dhe unitet të partive, që të zgjedhin një president, nuk i shkon aq përshtati, ngase as ai nuk është imun nga veprimet e tij personale në udhëheqjen e kësaj partie. Sidomos, me rastin e fundit, në prishjen e koalicionit me partinë tjetër, VV dhe "zgjedhjen" e një qeverie nga kjo parti, me kryeministër Hotin. Me këtë rast, të gjithë e dinë tashmë se, ka bërë një shkelje procedurale kushtetuese, e më tepër një shkelje morale, me të cilën ka zhgënjye në masë të madhe edhe elektoratin e vet, por edhe qytetarët në përgjithësi. Andaj, është pikëpyetje që i njëjti të bëjë një unitet në radhët e partive. Zgjedhja e një presidenti, mendoj, nuk do të mund të bëhet me shpejtësi. Gjetja e një figure do të ishte problem, i cili do të kishte kredibilitet dhe aftësi për të siguruar unitetin e gjithë spektrit politik. Nuk do të preferohej që zgjedhja e presidentit me grupe të marrëveshjeve konspirative dhe për interesa grupore e klanore, të hidhet në tavolinë para deputetëve dhe të votohet. Personaliteti i tij do të vlente në mos animin kah asnjë parti dhe asnjë grupacion. Që ta merr gjendjen politike te ne me shumë seriozitet dhe me shumë aktivitet për çështjen kombëtare dhe në favor të qytetarëve e të këtij vendi, që po shihet se ka rënë poshtë me rastin e akuzave që i janë bërë për presidentin e tashëm, Hashim Thaçin. Por këtu ka marr hov edhe korrupsioni e kriminaliteti në disa fusha të qeverisjes e të jetës shoqërore në përgjithësi.

Duke llogaritur edhe pasojat e Covid 19, që do t'i lëndojë të gjitha segmentet, e më parë ekonominë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".