Numrat alarmant me Covid-19, a janë pretekst për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!?

Numrat alarmant me Covid-19, a janë pretekst për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!?
Numrat alarmant me Covid-19, a janë pretekst për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!?

Ardit Gervalla

  • 11 July 2020 - 11:49

“Qeveria e Republikës së Kosovës, a ka dështuar nga profesionalizmi për ta menaxhuar pandeminë Covid-19 apo e gjithë kjo situatë ka për objektiv diçka tjetër?! Po ashtu edhe një deklaratë e zv. kryeministri Goran Rakiq disa ditë më parë se për veriun vendos Vuçiq kurse qeveria jonë heshtë ndaj kësaj deklarate len për të dëshiruar. Çka po synohet me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme?

A është mbrapa kësaj vërtetë menaxhimi me pandeminë apo lojë e rrezikshme nga krerët e shtetit me gjendjen në vend? Kur flasim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme atëherë Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të menaxhoj në tërësi me territorin e Kosovës, përfshirë edhe Veriun e Kosovës.

Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë periudhë mendoj që po tentohet të shkaktohet destabilizim në pjesën veriore dhe provokim i një konflikti i cili do të ndodh para arritjes së një marrëveshjeje finale”.

-Ditëve të fundit jemi duke parë se numri i rasteve është shtuar me Covid-19. Një ngritje graduale e rasteve por me shifra alarmuese. Kemi parë edhe paralajmërimin e zotriut Hoti se të dielën do të merret vendimi lidhur me shpalljen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme. A ishte ky shtim gradual i rasteve i qëllimshëm për ta sjell situatën deri në këtë pikë? mbetet të shihet ditëve në vazhdim. Qeveria e Republikës së Kosovës, a ka dështuar nga profesionalizmi për ta menaxhuar pandeminë Covid-19 apo e gjithë kjo situatë ka për objektiv diçka tjetër. Po ashtu edhe një deklaratë e zv. kryeministri Goran Rakiq disa ditë më parë se për veriun vendos Vuçiq kurse qeveria jonë heshtë ndaj kësaj deklarate len për të dëshiruar. Çka po synohet me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? A është mbrapa kësaj vërtetë menaxhimi me pandeminë apo lojë e rrezikshme nga krerët e shtetit me gjendjen në vend?

Kur flasim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme atëherë Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të menaxhoj në tërësi me territorin e Kosovës, përfshirë edhe Veriun e Kosovës. Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë periudhë mendoj që po tentohet të shkaktohet destabilizim në pjesën veriore dhe provokim i një konflikti i cili do të ndodh para arritjes së një marrëveshjeje finale.

Duhet ta pranojmë se Qeveria e Serbisë ka provokuar disa herë me vendimet e saja dhe ka atakuar në një farë forme sovranitetin e Kosovës me marrjen e masave të kohëpaskohshme lidhur me pandeminë, e që kishin efekte edhe në pjesën veriore të Kosovës. Ky mund të jetë njeri ndër skenarët, por mbetët të shihet ditët në vazhdim e vërteta e tij.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".