Qeveria Hoti mashtroi, e bllokon nismën ligjore për Vetting në drejtësi

Qeveria Hoti mashtroi, e bllokon nismën ligjore për Vetting në drejtësi
Qeveria Hoti mashtroi, e bllokon nismën ligjore për Vetting në drejtësi

Ragip Guraziu

  • 13 July 2020 - 19:31

Shkruan: Ragip Guraziu

 “Tani kemi dëshmi të bollshme për kritikuar,sepse edhe ashtu, po del më në fund tërësisht në sipërfaqe kundërshtimi tinëzar nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë ndaj nismës për hartimin e Ligjit Vetting. Kjo po shihet lakuriq tani, pas vendimit të shtatë anëtarëve të grupit të ekspertëve të pavarur për procesin Vettingut, të cilët vendosën të japin dorëheqje nga ky grup”.

Kjo qeveri e tanishme apo e tashme, ishte edhe e pa parë me veprime, veç me i ndërrua Kryeministrat, dhe po dëshmohet me këtë rast se zotimi për shtet të së drejtës dhe fuqizim të drejtësi për luftën kundër korrupsionit janë vetëm farsa të ish pushtetarëve të kaluar, të cilët përsëri u rikthyen në pushtet, e të cilët ja kanë frikën pastrimit të sistemit të drejtësisë dhe shkëputjes së lidhjeve të të njëjtit sistem me mafio politikën. Ata e kanë thënë të vërtetën përmes një letre drejtuar Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrit të vendit, sepse ekspertët e pavarur kanë dhënë disa arsye për dorëheqjen e tyre nga ky grup. Ekspertët që ishin angazhuar në këtë grup kanë denoncuar zv. Kryeministrin Driton Selmanaj se koncept dokumenti dhe ideja e tyre e paraqitur për Ligjin Vetting është duke u devijuar, prandaj ata nuk mundë të jenë pjesë e këtij mashtrimi dhe këtij devijimi I cili po bëhet me qëllim të ruajtjes së interesave politike që e kanë kapur thellë sistemin e drejtësisë në vend. Pra kjo Qeveri po i frikësohet ligjit Veting dhe po heziton ta qon këtë proces përpara sepse ky grup ka sqaruar se qëllimi i grupit të ekspertëve asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është të jetë servis i partive politike, por qëllim i pastër për të ofruar ekspertizën dhe njohuritë tona lidhur më këtë fushë kaq të rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovë. Dhe që në fund ai propozim i ekspertëve do të mund të përkthehej në një dokument, i cili do të ishte pikë nisje për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për të marr vendime që iu takojnë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, për të pastruar sistemin e drejtësisë, dhe për të ngritur integritetin personal dhe institucional të aktorëve kyç në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, thuhet në letrën e tyre. Tani me të drejtë shtrohet pyetja: A po dëshmohet me këtë rast se zotimi për shtet të së drejtës dhe fuqizim të drejtësi për luftën kundër korrupsionit janë vetëm farsa të ish pushtetarëve të kaluar të cilët ja kanë frikën pastrimit të sistemit të drejtësisë dhe shkëputjes së lidhjeve të të njëjtit sistem me mafio politikën? Po cilët ekspertet e pavarur do i duronin këto marrëzira dhe të mos vepronin kështu?! Kjo është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie mashtruese që flet për shtetin e së drejtës dhe sistemin e pa varur të drejtësisë".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".