Bandat politike e kanë kthyer Kuvendin din në një vend rrugaçësh

Bandat politike e kanë kthyer Kuvendin din në një vend rrugaçësh
Bandat politike e kanë kthyer Kuvendin din në një vend rrugaçësh

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 July 2020 - 11:57

Shkruan: Reshat Badallaj

“Njerëz vagabond dhe gjysmë analfabet. Rrugaçëria e këtyre vagabondëve çdo ditë e më shumë po e tregon veten dhe po shihet me edukatën rrugaçësh që na qitën hije të zezë dhe më besoni se më vjen turp mua se çka bëjnë kjo kastë idiotësh e vagabondësh. Vetëm njerëzit e sëmurë mental mund t´i quajnë deputet këto rrugaç e pijanec. Deri sa vendos akoma kopili i Titos, Isa Mustafa, Kosova kurrë ditë të bardhe nuk do të sheh. Unë kam emër dhe mbiemër dhe më quajnë Reshat Sallah Badallaj-Zhuriani dhe lirisht njëri prej këtyre rrugaçëve mundë të reagoj ose të më paditë në prokurori. Këta janë pa moral fare,pa fytyrë dhe asgjë nga elementet e kulturës shqiptare. As ligji, as kultura e as Kanuni nuk e sheh të drejtë që një rrugaç ose grup rrugaçësh të ndërsyer nga ai argati i rrahmanzinjve, Isa zeza, të sulmojnë një femër”.

-Edhe në kohën e Titos, as në kohën e kasapit të Evropës, kriminelit, Slobodan Millosheviq nuk jam ndier më keq dhe nuk kam pasur frikë sa tani me këtë regjistraturë, mexhlist, që po e quajnë Kuvend i Republikës së Kosovës. Kjo bandë banditësh, rrugaçësh, vagabondësh dhe idiotësh e shkuar idiotëve, nuk janë ulur meritor në këto ulëse dhe të marrin pagat nga djersa e taksapaguesve. A e dini se ai hajvani që sulmoi këtë femër nga anët tona,rrethi i Prizrenit e njeh si pazarexhi dhe qylanaxhi prandaj nuk është për tu habitur fare. Merreni me mend sjelljet e tija rrugaçësh e vagabondësh kur thotë se :"...se ajo femër më bëri me gisht..", pra mendoni se çka merr pretekst ky pis mashkull. Dhe, që duhet votuar këtë por tërë katundi i tij duhet urgjentisht lëçitur dhe kurrë mos me ja pa surratin. Pastaj, ai Driton Selmani, po a njeh mire populli këtë dallaveraxhi dhe shtroni pyetje këtij vagabondi e shkuar vagabondit se përse te quajnë dallaveraxhi. Ky e ka zanat dhe vendin nuk e ka askund tjetër pos aty ku e ka miza e kalit, tjetër vend nuk ka. Pra, populli duhet dënuar me votë këtë grup banditësh e huliganësh që kurrë nuk duhet parë surratin dhe për të mos na marr fytyrën këta të pafytyre, sepse kjo bandë banditësh përpos në Kosovë që jemi mësuar me ta tashmë i ka kuptuar edhe faktori ndërkombëtar duke menduar se si ky grup banditësh, rrugaçësh, idiotesh e vagabondësh, janë të gjithë kosovarët. Personalisht, unë nuk e konsideroj vetin në këtë grup banditësh prandaj, kurrë nuk i kam votuar në jetën time sepse nuk kanë synim kombin,vendin ose interesat shtetërore dhe të qytetarëve pos pushtetit dhe hajnisë dhe kurrë mos e gëzofshin!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".