PDK-ja ecën në bisht të Qeverisë Hoti që nga krijimi i sajë

PDK-ja ecën në bisht të Qeverisë Hoti që nga krijimi i sajë
PDK-ja ecën në bisht të Qeverisë Hoti që nga krijimi i sajë

Faik Krasniqi

  • 15 July 2020 - 07:13

Shkruan: Faik Krasniqi

“Të gjithë këta janë njësoj: PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR. Hajna dhe zhvatës. Fajtorët që jemi në këtë gjendje. Këta kanë shkatërruar çdo gjë në këtë vend. S'do mend që PDK do të bëhet pjesë e kësaj qeverie, sepse prej 6 tetorit 2019 ka qenë skenar i përgatitur që Nisma të futet në Kuvend edhe pse nuk i ka votat. Me mocionin e ngritur në kohë pandemie të rrëzohet qeveria Kurti, LDK-së t'i jepet padrejtësisht e drejta e formimit të qeverisë. LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet të krijojnë qeverinë. PDK të rri në opozitë, por votat t'i jep për çdo gjë që i nevojitet kësaj qeverie. Edhe nëse PDK nuk bëhet pjesë e kësaj qeverie, por për çdo ligj dhe marrëveshje i ka në dispozicion për qeverinë Hoti, sepse kjo qeveri është qeveri e Thaçit, ose më mirë të themi vazhdimësi e qeverisë Thaçi”.

PDK prej krijimit të kësaj qeverie ka qenë pjesë e këtij koalicioni, pavarësisht se është në opozitë. Për PDK-në ka qenë e rëndësishme rrëzimi i qeverisë Kurti. Në ato pak muaj qeverisje të Albin Kurtit, PDK mbante nga tre konferenca për shtyp gjatë ditës. Me lloj-lloj akuzash. Të tërbuar skajshmërisht. Të gjithëve u kujtohet ditën u krijua qeveria Kurti, çfarë kërcënimesh bënin PDK, AAK dhe Fatmir Limaj, mu ata që këtë vend e kanë shkatërruar. Kurse sot PDK nuk bën asnjë konferencë për shtyp, edhe pse pandemia ka dalë jashtë kontrolli. Me qindra të infektuar në ditë dhe vdekje rekord brenda një muaji. Paramendojeni çfarë do të kishin bërë nëse Albin Kurti do të ishte në pushtet, dhe do të kishim me qindra të infektuar çdo ditë dhe dhjetëra vdekje gjatë një muaji. Do e kishin futur flakën qeverisë dhe Kuvendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".