Të betuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por të nënshtruar ndaj Listës Srpska

Të betuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por të nënshtruar ndaj Listës Srpska
Të betuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por të nënshtruar ndaj Listës Srpska

Arsim Haziri

  • 15 July 2020 - 19:14

Shkruan: Arsim Haziri

“Kryeministri Hoti, do duhej ende pa zbardhur drita që ta shkarkonte nga detyra zv. Kryeministrin Goran Rakiq, dhe ta vuloste njëherë e mire se brenda territorit tonë vendosin autoritetet qendrore, jo edhe figurat tjera, të cilat mundohen me çdo kusht që ta zhbëjnë këtë vend. Ky zhvillim dhe shumë të tjera paraqesin dobësinë e shtetit tonë, njëherit reflektojnë një mos sovranizim të autoriteteve vendore, dhe duke i zotëruar këto arsye, gjithnjë e më shumë arrijnë ta dhunojnë Kosovën. Kërkesa për shkarkimin e tij është më se e nevojshme, atë duhet ta mbështesin gjitha forcat politike, përfshi pozitë e opozitë”.

-Fakti se formimin e qeverisë e mundësoi Lista Srbska, ka qenë tejet i pritshëm ky zhvillimi, i cili në masë po e tregon fuqinë masive të Serbisë brenda territorit tonë, dhe pafuqinë e shtetit tonë për ta ushtruar pushtetin në ato zona, në Komunat e veriut të banuara me shumicë serbe. Lista Srpska dhe kreu i saj Goran Rakiq, duke e kuptuar faktin se kjo qeveri është rezultat i votës së tyre dhe duke qenë në dijeni mbi kriteret funksionale të kësaj qeveri, edhe ajo fillon gjithnjë e më shumë ta shtrijë ndikimin e Serbisë brenda Kosovës. Çka konsideroj bazike në shoqërinë tonë, do të ishte uniteti, uniteti për çështjet nacionale, jo edhe të ekzistoj nja ndarje e thellë ku do të mund t'i jepte arsye Serbisë gjithnjë e më shumë që ta shtrinte ndikimin fashistë në Kosovë. Krejt këto zhvillime arrijnë të kenë formë dhe përmbajtje, duke e ditur se lëvizjet e fundit që ndikuan në formimin e qeverisë kanë qenë pa bazë demokratike dhe pa një legjitimitet popullor. Kosovës i duhet qeveri legjitime, qeveri me mbështetje të gjerë popullore, ku vartësia e qeverive të mos vi nga partia direkt e menaxhuar nga udhëheqësja e Serbisë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".