Edhe një mandat i gabuar për misionin e EULEX-it, kufizim i sovranitetit të shtetit

Edhe një mandat i gabuar për misionin e EULEX-it, kufizim i sovranitetit të shtetit
Edhe një mandat i gabuar për misionin e EULEX-it, kufizim i sovranitetit të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 16 July 2020 - 06:50

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Të shpresojmë në të mirë të shtetit do të punon EULEX dhe se nuk do të keqpërdoret gjendja për interesa politike dhe individuale të personelit të EULEX si në të kaluarën, atëherë kur rastet kanë zgjatur me decenie dhe pa fakte kanë burgosur e dënuar shqiptar. Ka raste kur mbi 15 vjet kanë qëndruar shqiptarët nëpër burgje, e jo serbët, e përsërisë, jo serbët, sepse asnjë serb nuk është kapur dhe burgosur për dhunën në Kosovë nga ana e EULEX. Qëndrimet e shqiptarëve në burgje kanë qenë pa vendime të gjykatave kompetente. Kjo është tepër e dëmshme dhe jo produktive, pikërisht sepse kështu është humbur besimi në profesionalizmin e organeve që po vijnë nga Brukseli”.

Vazhdimi i mandatit të EULEX edhe për një vit për të vepruar në Kosovë është çështje e rezervuar për organet kompetente të Kosovës. Ato vazhdojnë të vendosin vit pas viti mbi këtë çështje në Kosovë. Në aspektin juridik e kufizon ky mandat sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe iu jep atyre organeve kompetenca për të vepruar mbi normat kushtetuese që i ka vendi ynë. EULEX nuk i nënshtrohet kontrollit të organeve të pushtetit në vend por në Bruksel dhe kjo e bënë atë vendim jo normal. Kjo për faktin se ju lejohet këtyre organeve për të vepruar jashtë ligjit të Kosovës. Me këtë janë kaluar të drejtat, por në Kushtetutën e vendit, ekziston kjo mundësi interpretative juridike kur të vazhdohet mandati i këtij organi. Shiko tash se kush është ndërmjetësues në raportet Kosovë-Serbi. I kemi thjeshtë dy veta tërësisht anti sovranitetit të Kosovës. Tash dihet se z. Borell dhe z. Lajqek, njëri spanjoll e tjetri sllovake, janë dy politikan që janë kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës. Dhe këta gjoja ndërmjetësojnë. Duhet thënë, edhe nëse e përsërisë, se EULEX është treguar jo ligjor, i njëanshëm, kryesisht kundër UCK-së, në favor të shtetit serb. Këtej ka kritika shumë të rënda ndaj këtij misioni dhe ka të dhëna të mjaftueshme për keqpërdorimin e këtij mandati nga këta njerëz të EULEX-it. Kjo është e dëmshme”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".