Ata që e rrëzuan Qeverinë Kurti po dështojnë në betejën me koronavirusin, goditen edhe parlamentarët e koalicionit koti

Ata që e rrëzuan Qeverinë Kurti po dështojnë në betejën me koronavirusin, goditen edhe parlamentarët  e koalicionit koti
Ata që e rrëzuan Qeverinë Kurti po dështojnë në betejën me koronavirusin, goditen edhe parlamentarët  e koalicionit koti

Arsim Haziri

  • 16 July 2020 - 16:05

Shkruan: Arsim Haziri

 ”Tashmë kur pandemia ka sfiduar gjithë aparaturën tonë institucionale, rastet janë identifikuar edhe tek disa parlamentar, duke e bërë kështu problematike edhe funksionimin e Kuvendit. Kosova, për aq sa në krye të menaxhimit të pasurive publike ka figura që identifikohen me korrupsionin, kurse zhvillimi progresiv mund të jetë vetëm projekt imagjinativ, jo edhe realist. Ne kemi asi lider që natën e 25 marsit u kujdesen mjaftueshëm për ta rrënuar qeverinë legjitime, më pastaj për ta mundësuar një të ngjashme me gjitha ato tjera, që maksimalisht e kanë rrënuar sferën publike. Vërtet jemi në krizë, vërtet qytetari është në kaos të përgjithshëm, e kjo gjendje mund vetëm të thellohet, jo edhe të stopohet”.

Kosova vërtet është në krizë të rënd, në njërën anë ka një ballafaqim të dobët me pandeminë globale, ballafaqim i cili u minimizua për shkak të mos profesionalizmit dhe neglizhencës institucionale, si dhe në anën tjetër kemi nje qeveri e cila është në mungesë të legjitimitetit popullor. Qeveria paraprake, pavarësisht se kundërshtohej qëllimisht, ajo arriti pothuaj mirë ta menaxhoj situatën pandemike, gjë që rezultoi edhe me izolimin e kësaj viroze. Në anën tjetër, kishim ata që e kishin gërryer çdo pore të shoqërisë, dhe për shkak të etjes dhe ambicieve të sëmura të pushtetit, ia dolën fatkeqësisht ta rrënojnë qeverisjen e cila vetës ia kishte përcaktuar si interes, qytetarinë, përkatësisht mirëqenien socio-ekonomike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".