Pushteti i pa fuqishëm për shpëtimin e Telekomit, pas një dekadë zhvatje dhe shkatërrim nga klani Pronto dhe oligarkët Devolli

Pushteti i pa fuqishëm për shpëtimin e Telekomit, pas një dekadë zhvatje dhe shkatërrim nga klani Pronto dhe oligarkët Devolli
Pushteti i pa fuqishëm për shpëtimin e Telekomit, pas një dekadë zhvatje dhe shkatërrim nga klani Pronto dhe oligarkët Devolli

Nexhat Haziri

  • 23 July 2020 - 14:04

Shkruan: Nexhat Haziri

“Telokomi është viktimë e radhës e një heshtje të prokurorisë së shtetit ndaj krimit të organizuar, që ka vepruar si një ndërmarrje e përbashkët kriminale në mes politikës dhe biznesit, konkretisht në mes eksponentëve të lartë të PDK-së e cila ka qeverisur për më shumë se një dekadë dhe oligarkëve Devolli, të cilët kanë vepruar më një plan mirë të menduar dhe mirë të organizuar që përveç zhvatjes së kësaj kompanie deri në falimentim, plani i tyre pas kësaj faze ka qenë privatizimi i saj duke ua ulur vlerën e saj.

-Çështja e Telekomit të Kosovës është një skemë e pastër kriminale e cila është zhvilluar për më shumë se një dekadë, dhe se e tillë të kërkosh nga një qeveri që ka më shumë se një muaj punën e saj siç është qeveria Hoti, për ndërhyrje të shpejtë gjoja në emër të shpëtimit të kësaj kompanie më duket paksa nonsense. Por ajo që unë do të kërkoja nga qeveria Hoti, është shqyrtimi i kontratave shumë të diskutueshme me kompaninë Z-Mobile, të cilat sipas ekspertëve të pavarur janë shumë dyshuese dhe të njëjtat ti procedoj në organet e drejtësisë dhe në këtë formë do të mund të ndikonte që skema e paramenduar kriminale, ndoshta edhe mund të ndalohej”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".