Bosët e krimit të organizuar kontrollojnë edhe liderët e partive politike, nuk lejojnë bërjen e ligjit Vetting

Bosët e krimit të organizuar kontrollojnë edhe liderët e partive politike, nuk lejojnë bërjen e ligjit Vetting
Bosët e krimit të organizuar kontrollojnë edhe liderët e partive politike, nuk lejojnë bërjen e ligjit Vetting

Muhamet Kelmendi

  • 24 July 2020 - 12:18

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Nga Qeveria Hoti nuk do të ketë herë asnjë veprim pozitiv. Kështu do të kemi vetëm çrregullime. Nuk ka guxim kjo Qeveri dhe nuk ka mbështetje në masa. Po qe se vepron ndryshe, duke nxjerre Ligjin për Vetting, to të rrëzohet shpejtë, do të bije si flluska e sapunit. Bosët e partive politike nuk do ti tolerojnë më në pushtet, ndonëse edhe tash çdo ministër e zëvendësministër është vetëm për formë në pushtet, sepse bosët e tregut janë ata që vendosin në emër të tyre”.

”Është gjë tërësisht normale dhe në vazhdën e Qeverisë mos nxjerrja e Ligjit për Vetting. Këtë e kemi ditur kur në Qeveri ka ardhur LDK me subjektet tjera politike. E këtij mendimi është edhe PDK, AAK dhe NISMA. Këtej nuk pritet asnjë masë ligjore në drejtim të Vetting-ut. Vetë fakti se Ministri i Drejtësisë e ka krijuar një grup tjetër të ri punues, me përfaqësues të organeve ndaj të cilave duhet të zhvillohet Vetting-u, tregon se në fund të punës së grupit do të kemi një vlerësim dhe qëndrim se po funksionon tërësisht mirë dhe i pa cenuar sistemim. Me këta njerëz në pushte dhe me këtë grup punues nuk mundë të pritet dhe as të mendohet ndryshe. Kurrë një grup punues me gjykatës, me prokuror, përfaqësues nga AKI, apo nga policia dhe nga Ministria etj, nuk nxjerr qëndrim pozitiv për Ligjin Vetting. Ata nuk e dënojnë veten, sepse e dinë të gjithë pozitën që e kanë, kryesisht si të pasur. E ata nuk tolerojnë Vetting. Vendimi i Ministrit të Drejtësisë, z. Selimaj, është për të treguar para opinionit se po punohet. Asnjë tjetër. Çdo gjë do të vazhdon në rrugën e njëjtë. Krimi dhe korrupsioni do të thellohen dhe do të kemi edhe më tej tolerim të kriminelëve në pozitat e shtetit. Kush do të thellohen keqpërdorimet. Do të kemi edhe më tej padurim të njerëzve të pushtetit në dëm të masave të gjëra popullore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".