Plasin mosmarrëveshjet në Qeverinë Hoti, fati i koalicionit LDK-AAK-NISMA në telekomandën e Hashim Thaçit

Plasin mosmarrëveshjet në Qeverinë Hoti, fati i koalicionit LDK-AAK-NISMA në telekomandën e Hashim Thaçit

Gani Qarri

  • 25 July 2020 - 09:01

Shkruan: Gani Qarri

 "Duke pasur parasysh që nga fillimi brishtësinë dhe paqëndrueshmërinë e vazhdueshme të Qeverisë Hoti, të cilën iniciuesi i saj Hashim Thaçi, sipas interesit mund ta forcojë apo edhe destabilizojë tërësisht, nëse së shpejti ish partia e tij- PDK nuk i bashkohet koalicionit qeverisës, ku aktualisht vetëm Lista serbe nuk e trazon kryeministrin Hoti, pas zhvillimeve më të reja, pritet që pa kaluar shumë kohë, edhe kjo qeveri të bie, po qe se partitë tjera shohin interes që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

-Pas shpalljes së aktakuzave të Gjykatës Speciale, kundër Hashim Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, beteja për presidentin e vendit, nga partitë pretenduese tanimë ka filluar hapur dhe po intensifikohet çdo ditë e më tepër, gjë që mund ta rrezikoj seriozisht edhe qeverinë Hoti, për shkak të kalkulimeve politike për kompozim koalicionesh ndërmjet partive, që forcojnë pozitat e tyre në pushtet dhe rrisin mundësitë për përvetësimin e pozitës së të parit të shtetit. Kështu që edhe ky koalicion ndër më të çuditshmit që ka mundur të formohet në rrethana pandemie në Kosovën e pasluftës, si koalicioni i brishtë i ashtuquajtur LAN, jo vetëm se ka filluar të përçahet e tronditet seriozisht, por pas fërkimeve të fundit që po ndodhin mes treshes AAK-LDK dhe NISMA, mundë të rrezikohet tërësisht funksionimi stabil, edhe ashtu tepër jo serioz e jo funksional dhe nëse së shpejti nuk vije deri te ndonjë ri-kompozim, pritet të ndodhë edhe shkatërrimi i tij. Sherri duket se ka plasur pikërisht për shkak të ekipit të bisedimeve me Serbinë, dhe emërimit të njëanshëm të Skënder Hysenit, nga ana e Avdullah Hotit, pa konsultim me partnerët e koalicionit, për koordinator të bisedimeve me ç`rast kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u shpreh me hidhërim se nuk e ka përkrahur emërimin e Skënder Hysenit për koordinator dhe se ndjehet tejet i zhgënjyer për faktin se në takimin në Bruksel, kryeministri Hoti nuk e ka marrë ministrin e punëve të brendshme Selim Selimi, por zëdhënësen e tij, ndaj ai edhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur dhe as çka është biseduar në takim me presidentin serb,në Bruksel. Sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, përplasje të mëdha, pak kohë më parë, kanë shpërthyer edhe mes AAK-së dhe NISMA, veçanërisht pas dezertimit të deputetit Haxhi Shala në AAK dhe kalimit të forumit të të rinjve të NISMA-s në AAK, nëpër ish degët e ndryshme të NISMA-s së Fatmir Limajt, i cili po e konsideron si tradhti të Haradinajt ndaj tij. Për aq më tepër, tanimë pritet të ketë edhe qarje të reja-shtesë dhe rrezikim edhe më serioz të koalicionit të brishtë aktual,mu për shkak të luftës së hapur për dominim që po zhvillohet në mes të AAK-së dhe -s së Fatmir Limajt e cila së fundi mbeti edhe pa grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pas uverturave të mundimshme të katapultimit të saj me zor, mbi pragun zgjedhor, në mënyrë që të imponohet edhe ajo me kontrabandim votash në parlament.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".