Shkatërrimi i telekomit të Kosovës, dhe manipulimet me listat e veteranëve të UÇK-ës jane dy njollat më të shëmtuara që nga paslufta të cilet i bene dëmë Republikes së Kosovës

Shkatërrimi i telekomit të Kosovës, dhe manipulimet me listat e veteranëve të UÇK-ës jane dy njollat më të shëmtuara që nga paslufta të cilet i bene dëmë Republikes së Kosovës
Shkatërrimi i telekomit të Kosovës, dhe manipulimet me listat e veteranëve të UÇK-ës jane dy njollat më të shëmtuara që nga paslufta të cilet i bene dëmë Republikes së Kosovës

Ismail Muçiqi

  • 25 July 2020 - 09:54

Aferat, keqpërdorimet, nepotizmi ,familjarizim dhe interesat të ngushta të klaneve partiake, të politikës dhe para politikës, ishin shkaktarë kryesor të cilët e sollën kompaninë më profitabile para falimentimit.

Protestat e djeshme të sindikalistëve dhe punëtorëve treguan fytyrën e vërtet se në këtë kompani është vite me radhë është punuar zi e më zi.

Kosova me më pakë se 2 milion banorë si shtet i vogël në themelim e sipër me një ekonomi të brishte, me një industri të shkatërruar dhe me shumë probleme tjera se kjo ekonomike tani pas 20 vitesh po ballafaqohet edhe me rrezikun e falimentimit të ndërmarrjeve publike të cilat ishin asete të garantuara me kushtetutë të popullit të Kosovës. Telekomi i Kosovës ishte eksperiment dhe profit i Qeverive të kaluara të partive politike të cilat e zhvatën paranë e kësaj ndërmarrje, punësuan militant partiakë, familjarë dhe nuk e ndihmuan me asnjë gjë këtë kompani të zhvillohet.

Sot me 2300 punëtorë të punësuar të cilët më shumë se gjysma e tyre nuk kanë sistematizim të vendeve të punës, nuk kanë hapësirë për tu akomodua kanë përfitua pagat e majme mbi nivelin mesatarë të ekonomisë së Kosovës.

Ky numër marramendës i të punësuarve krahasohet me multi kompanitë e shteteve më të zhvilluar të Botës.

Për të dalë nga kriza financiare e kësaj kompanie patjetër nevojitet programë- status shumë dimensionale nga strukturat kompetente të ekonomisë, të shkencës dhe të dijës të cilat prioritet mbi prioritete e kanë interesin e ekonomisë të shtetit të Kosovës.

Nuk mundë të lejohet më që ata të cilët e shkatërruan Telekomin e Kosovës të mbesin enigmatikë, nën hije apo ti ikin përgjegjësisë për të bërat e tyre.

Çdo qytetarë normalë i Kosovës e dinë se kush ka menagjuar në Post Telekomin e Kosovës, kush ka qenë krye shef, cili ka qenë bordi si dhe cila ka qenë përformanaca e tyre e punës së përgjithshme dhe asaj financiare.

Qeveria e Kosovës me krye me Abdullah Hotin është në lajthitje dhe po sillet si ndonjë Shoqatë Humanitare duke ju premtua 2300 punëtorëve të Post Telekomit se nuk do të mbesin pa të ardhura personale dhe pa vende pune.

Po të kishim një Qeveri legjitime, kredibile e cila e ka përkrahjen dhe votën e popullit patjetër se qështja e Post Telekomit të Kosovës duhet të zgjidhet në mënyrën më të arsyeshme dhe parimore. Qeveria patjetër është dashurë që ti mobilizojë organet kompetente të sundimit të ligjit të Agjensionit Antikorrupsion, sektorin kompetent të krimeve ekonomike, prokurorinë e deri te Agjencionin i AKI-së për ti vendosur në shesh të gjitha deformimet, keqpërdormiet dhe dukurit tjera negative të cilat e kanë sjellë ketë kompani në ketë gjendje të mjerushme..

Këto institucione duhet të marrin përgjegjësi dhe ta kryejnë punën me nderë ta vlerësojnë, dhe skanojnë gjendjen aktuale në Post Telekomin e Kosovës.

Patjetër duhet vlerësuar puna në periudhat e caktuara të udhëheqjes e kësaj ndërmarrje të emërtohen bartësit me emër dhe mbiemër, ata të cilët menaxhuan si krye shefa, së bashku me stafin e tyre përkatës të cilët këtë ndërmarrje publike e sollën para kolapsit.

Si mundë të tejkalohet ky problem madhor pa përgjegjësi individuale dhe menaxheriale, individ këta të cilët e sollën këtë ndërmarrje para kolapsit.

Për shkak të interesave klanore politike dhe para politikë në këtë ndërmarrje asnjëherë nuk pati dhënje të përgjegjësisë nuk mbahet në mendë apo nuk ka ndodhë fare, që ndokush nga këta menaxher të cilët përfituan të ardhura marramendëse nga kjo kompani, të dhanë llogari apo të dënohen nga organet e drejtësisë.

Deklaratat e Abdullah Hotit nga pozita e Kryeministrit janë të pa qëndrueshme dhe të pa justifikueshme për opinionin e gjerë nuk ka të drejtë Abdullah Hoti apo ndokush nga Qeveria që ta shpenzoi buxhetin e shtetit në mënyrë të pa drejtë për ti amortizua protestat e punëtorëve të Postë Telekomit apo kujtdo qoftë, e vetmja mënyrë është hartimi i programit sanues ekonomiko financiarë në të cilën do të përfshiheshin të gjitha detyrat dhe obligimet e përgjegjësisë morale, profesionale dhe juridike, ku do të përcaktoheshin barsit kryesorë të cilët Post Telekomin e Kosovës do ta kthenin në rrugë të mbarë në afarizmin ekonomikë.

Nëse Kryeministri i Kosovës dhe institucionet e tjera të shtetit nuk veprojnë për të vlerësua dhe përcaktua përgjegjësin individuale dhe grupore të atyre të cilët e sollën këtë ndërmarrje para aktit të kryer, qeveria do të përballet me reagime dhe protesta të ashpra nga ana e Shoqërisë Civile dhe të mjeteve të informimit dhe nga vet qytetarët të cilët janë tejet të indinjuar për situatën e krijuar në Telekom.

Patjetetër nëse gjërat nuk ecin mbarë Shoqëria Civile duhet të kerkojë ndihmën nga insisitutcioni i Eulex-it dhe nga zyret e Kuintit të cilat veprojnë dhe nga institutcionet e Bashkimit Europian, në mënyrë që njëhere e përgjithmon të ndahet shapi nga sheqeri dhe të emërtohen bartësit kryesor të cilët decenje me radhë e shkatrruan ekonomin e Kosovës.

Kjo duhet të jetë kërkesa e sindikalistëve të Telekomit dhe të puntorëve të ndershëm të cilët vite me radhë morën paga të majme dhe nuk qanë kokën për të ardhmen e kompanisë.

Askund në Botë buxheti i shtetit nuk mund dhe nuk lejohet të shpërndahet për ti përmbushur dështimet dhe humbjet në kompanitë e shtetit të cilat keqpërdorin buxhetin e taksa paguesve të Kosovës.

Këtë të drejtë nuk e ka as Isa Mustafa as Hashim Thaqi as Kadri Veseli as Abdullah Hoti i cili po u premton 2300 punëtorëve të Post Telekomit se nuk do ti humbin vendet e punës dhe do ti marrin pagat personale.

Këtë të drejtë nuk e ka as Putini në Rusi e as Presidenti në Kubë e as Kryetari i Kores Veriore na vjen keq për protestat dhe reagimet e një numri të punëtorëve të ndërmarrjes publike të cilët kanë ardhur në pozitë të vështirë, por përgjegjësia e saktë qëndron në vetë ndërmarrjen publike tek udhëheqja e saj menaxhimi i saj dhe te politika kosovare.

Populli është i lodhur me problemet e jetës së përditshme i goditur nga të gjitha anët dhe i sfiduar si në aspektin ekonomik, biznisorë njashtu edhe në momentin e vështirë të ruajtjes së shëndetit nga epidemitë e ndryshme.

Republika e Kosovës është shtet Parlamentarë e cila i ka përfaqësua vlerat perëndimore, ekonomin e tregut konkurrencën, lëvizjen e lirë të ideve dhe mallrave.

Populli i Kosovës nuk është më në gjendje ta paguaj haraqin të cilat e kanë goditurë vite me radhë nga pa përgjegjësia e të gjitha institucioneve të cilët thirrën me emër të shtetit.

Askund në Botë nuk ka normë juridike që lejon të keqëpërdoret paraja publike, ndërsa njerëzit me emër dhe mbiemër të cilët i krijuan të gjitha këto të kqija jetojnë të lirë, pa asnjë hipotekë apo përgjegjësi që i shkaktuan vendit.

Kështu nuk mund të ndërtohet shteti i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".