Koalicioni LAN jo funksional, së shpejti do të shohim edhe rënien e qeverisë Hoti

Koalicioni LAN jo funksional, së shpejti do të shohim edhe rënien e qeverisë Hoti
Koalicioni LAN jo funksional, së shpejti do të shohim edhe rënien e qeverisë Hoti

Skender Mulliqi

  • 27 July 2020 - 07:42

Shkruan: Skënder Mulliqi

“Jeta e keqe po theksohet edhe më shumë për shkak të pandemisë, e cila nëse zgjatë e duket së po, do ta shton ndjeshëm numrin e familjeve të skanuara dhe falimentimin e shumë ekonomive të vogla e të mëdha, për të cilat po shihet së nuk po mërzitet askush pos verbalisht. Në vend që edhe kjo qeveri ti kthehet punës , po vazhdojnë më stilin e vjetër të shtimit të posteve qeveritare dhe këshilltarëve ! Lufta për poste e pozita po bëhet gjithnjë më e egër, që me gjasë do të shohim edhe rënien e qeverisë Hoti”.

Skena politike e Kosovës secilën ditë po qahet edhe më shumë. Kjo hallakamë moti është nisur, duke na shkaktuar kriza të një pas njëshme institucionale, që rezultuan edhe me rrëzime të qeverive .E fundit që pësojë ishte qeveria e mirë e Albin Kurtit. Grupet e caktuara të partive kryesore politike, për interesa te tyre nuk po heqin dorë nga pushteti. Sherret dhe hilet politike të tyre sikur nuk kanë të ndaluar. Kjo më shumë ka lidhje me fuqinë e tyre politike, dhe për ndonjë përfitim, së sa për punët e Kosovës dhe qytetarëve të saj, të cilët po jetojnë gjithnjë e më keq. Në njërën anë po flitet për zgjerim të mundshëm të saj më PDK, e në anën tjetër veç ka plasë sherri midis partnerëve te koalicionit siç u shpreh Haradinaj, lidhur më mos inkuadrimin në procesin e dialogut të Selim Selimit, që AAK –ja, të informohet më afër për rrjedhat e këtyre bisedimeve te rifilluara në Bruksel. Kjo sa është e drejtë e AAK -së, është edhe mos besim i shprehur karshi, Avdullah Hotit .Emërimi që në krye të grupit punues të jetë një njeri i konsumuar dhe më plotë gabime politike i Skënder Hyseni, ka shprehur skepticizëm të arsyeshëm së nuk kemi mundësi të përballemi më Vuçiqin dhe ekipin e tij . NISMA e Limajt, dihet së si e ka kaluar pragun zgjedhor, dhe si parti minoritare ne qeveri po shkrihet në AAK, duke filluar më kalimin e Haxhi Shalës, e lëvizje të tjera. Po shohim së si po funksionon Parlamenti, më shumë zënka dhe përçarje, së sa që po bëjnë punë të mira për shtet si organi më i lartë .Kjo nuk ka së si mos të reflektohet edhe në punën e qeverisë. Kosovës po shihet siç thuhet së edhe nga aeroplani se i nevojitet një rreshtim i ri politike, i nevojiten njerëz tjerë eksperte, e të përgatitur për sfidat e mëdha, që i kemi përpara. Arnimet mundshme të kësaj qeverie më PDK, unë mendojë së nuk do të jetë ndonjë zgjedhje afatgjate , dhe një zgjedhje fatlume për Kosovën. Po shihet së kur rrezohet një qeveri në mënyrë të pashembullt midis pandemie dhe pa arsye, kjo padrejtësi e bërë do tu kthehet si bumerang atyre që morën një hap të tillë. Shteti dhe pushteti mbahen krejt ndryshe, duke marrë përgjegjësi politike për secilin dështim, qoftë edhe për dështimin më të vogël. Kosova ka njerëz më të cilët mund të krenohet. Kosova ka inteligjencë që dinë ta udhëheqë vendin”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".