Dosjet e UÇK-së që i kërkon Serbia për ti hapur, janë dosje të rrjetit të 140 spiunëve të stërvitur të betuar të Serbisë që kanë vepruar brenda UÇK-së

Dosjet e UÇK-së që i kërkon Serbia për ti hapur, janë dosje të rrjetit të 140 spiunëve të stërvitur të betuar të Serbisë që kanë vepruar brenda UÇK-së
Dosjet e UÇK-së që i kërkon Serbia për ti hapur, janë dosje të rrjetit të 140 spiunëve të stërvitur të betuar të Serbisë që kanë vepruar brenda UÇK-së

Xhevat Meha

  • 28 July 2020 - 07:51

Shkruan: Xhevat Meha

"Duke menduar se çka në të vërtetë ka në plan të nxjerrë Serbia me këtë kërkesë, mendimi me shkon te arsyetimi i kërkesës për falje të krimeve. Serbia ka angazhuar 140 spiunë brenda strukturave të UCK-së për të nxitur krime në mënyrë që UCK të gjykohet nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare si organizatë kriminale, terroriste, gjenocidale. Me këtë gjykim, Serbia ka synuar që të djeg një pjesë të bashkëpunëtorëve të vetë por gjithsesi të ruaj pjesën tjetër, sidomos të ruaj krerët e strukturave të veta të fshehta. Tani Prokuroria e Kosovës me seli në Hagë ka punuar shumë në mbledhjen e dëshmive që sidomos krerët të bëhen përgjegjës para drejtësisë. Kjo i djeg shumë Serbisë. Si shpëtim Serbia ka amnistimin përmes marrëveshjes përfundimtare”.

-Po kuptoj se Serbia në dialog ka kërkuar që të hapen dosjet e UCK-së si baraspeshë e hapjes së dosjeve të Serbisë. Serbia, njëjtë sikur edhe shumica e prijësve tanë të tanishëm politik, e kanë rrenën dhe mashtrimin si armën më të fortë. Këtë e kanë si dëshmim të besimit dhe besnikërisë ndaj thënies së Dobrica Qosiqit: "rrena dhe mashtrimi janë fuqia e Serbisë". Tani edhe në këtë kërkesë të Serbisë besoj se mbrapa qëndron diçka tjetër e kjo është vetëm një mashtrim.

Po të mos ishte kjo kërkesë si mashtrim për të arritur diçka tjetër, do të ishte në rregull që të hapen edhe dosjet e UCK-së edhe dosjet e Serbisë, kuptohet pa hile. Dosjet eventuale të UCK-së në fakt duhet të janë dosje të rrjetit të 140 spiunëve të stërvitur të betuar të Serbisë që kanë vepruar brenda UCK-së. Nuk besoj se ka pasur ndonjë individ që ka qenë luftëtar i lirisë së Kosovës pa hile që të ketë punuar diçka në këtë drejtim, duhet të kenë qenë shumë të zënë me organizimin dhe zhvillimin e luftës. Nuk përjashtohet mundësia që kësi dosje të jenë përgatitur nga strukturat e fshehta të të majtës së Tiranës që kanë vepruar brenda UCK-së. Pse do të ishte në rregull hapja e të gjitha dosjeve? Dy gjëra duhet pasur parasysh: i) E mira është e mirë çdoherë dhe e keqja është e keqe çdoherë nga kushdo që kryhet. Dhe ii) Nga e mira çdoherë del e mira dhe nga e keqja çdoherë del e keqja.

Duke menduar se çka në të vërtetë ka në plan të nxjerrë Serbia me këtë kërkesë, mendimi me shkon te arsyetimi i kërkesës për falje të krimeve. Serbia ka angazhuar 140 spiunë brenda strukturave të UCK-së për të nxitur krime në mënyrë që UCK të gjykohet nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare si organizatë kriminale, terroriste, gjenocidale. Me këtë gjykim, Serbia ka synuar që të djeg një pjesë të bashkëpunëtorëve të vetë por gjithsesi të ruaj pjesën tjetër, sidomos të ruaj krerët e strukturave të veta të fshehta. Tani Prokuroria e Kosovës me seli në Hagë ka punuar shumë në mbledhjen e dëshmive që sidomos krerët të bëhen përgjegjës para drejtësisë. Kjo i djeg shumë Serbisë. Si shpëtim Serbia ka amnistimin përmes marrëveshjes përfundimtare.

Është shumë e besueshme që Hoti e pranon këtë, ngase ky në të vërtetë nuk është Hoti po huti. Ky e kthen kryet kah do që i fishkëllen dikush. Për momentin ky e kthen kryet andej kah i fishkëllen Isa. Dulla është "sine moj" i Isës. Është shumë e domosdoshme që të bëhet presion fillimisht nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë që të mos pranohet amnistia. Nëse nuk është i mjaftueshëm presioni në Kuvend, duhet gjithsesi që të ketë mobilizim qytetar për të parandaluar diçka të tillë. Pse kjo? Nga fakti se gjykimi krimeve eventuale gjatë luftës të kryera nga strukturat e fshehta serbe brenda UCK-së është e arritura më e madhe në përpjekjet për ndërtimin e shtetit të Kosovës pas largimit të forcave të sigurisë dhe administratës së Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".