Gjuha e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjuhë me e pistë dhe më e bastarduar se gjuha banale e të dehurve

Gjuha e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjuhë me e pistë dhe më e bastarduar se gjuha banale e të dehurve

Gani Qarri

  • 28 July 2020 - 12:01

Shkruan: Gani Qarri

“Përdorimi i gjuhës së tyre fyese dhe degjeneruese, që tanimë është bërë e zakonshme nga ligjvënësit kosovar, të cilët në mungesë të argumenteve dhe alternativave tjera politike ndaj rivalëve, po përdorin një praktikë të turpshme e deniguruese të pa njohur dhe të pa sprovuar deri më tani, jo vetëm në Kosovë por as në vendet e tjera është turpi që po ja qesin shtetit të Kosovës”.

-Mjerisht parlamenti i vendit është bërë për turp, si çerdhe fëmijësh, të kategorisë së kalamajve më të pa edukuar, ku sheh e dëgjon gjithçka tipike degjeneruese deri në banalitet, por vetëm sjellje deputetësh dhe gjuhë parlamentarësh jo. Për aq më keq,gjuha e cila po përdoret në "diskutime" u thënçin diskutime,këtyre batërdive të gërditshme, të kujton gjuhën e të dehurve e cila ka degraduar skajshmërisht dhe në ekstremin më banal nga deputetët e pa kulturë dhe me mungesë totale edukate në Kuvendin e Kosovës, veçanërisht gjatë kësaj legjislature të fundit, të cilët po irritojnë qytetarët dhe po bëhen jo vetëm gjithnjë e më të pa durueshëm, por tërësisht edhe të bezdisshëm e të pa dëshirueshëm. Kështu që shihet qartë, se po bëhet e domosdoshme që në të ardhmen e afërt, nga një komision ekspertetësh, të bëhet kategorizimi urgjent i deputetëve të tillë, se cilët nga ata plotësojnë kriteret për deputetë e cilët jo, ose të dërgohen në shkollë apo kurse për të mësuar mirësjelljen dhe edukatën qytetare, dhe nëse as kjo nuk ndihmon,të sanksionohet edhe me ligj, qoftë si kundërvajtje apo vepër penale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".