Deputetët banalista pasqyra e errët e votës së qytetarit, ligji i ndëshkon por nuk i edukon

Deputetët banalista pasqyra e errët e votës së qytetarit, ligji i ndëshkon por nuk i edukon
Deputetët banalista pasqyra e errët e votës së qytetarit, ligji i ndëshkon por nuk i edukon

Ardit Gervalla

  • 29 July 2020 - 12:31

Shkruan: Ardit Gërvalla

 “Ligji apo përcaktim i këtyre sjelljeve si vepër penale apo kundërvajtje mund ta obligojnë individin/deputetin të përmbahet nga vetvetja, por nuk mund ta edukoj një popull të tërë sepse mjaftë sinqerisht e kishte sqaruar ish-deputeti Fisnik Ismajli gjuhën e tij banale që përdorte edhe në kuvend edhe në rrejte sociale, i cili thoshte se unë përfaqësoj atë kategori të njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë.”

- Gjuha degraduese dhe fjalori banal i deputetëve të Kosovës mendoj që mjaft mirë është duke na përfaqësuar si popull. Ata janë përfaqësuesit tanë, apo jo..? Ne i kemi zgjedhur aty, me votat e qytetarëve të Meksikës nuk kanë shkuar aty. Aty vetëm që nuk kanë arritur ende të përshtaten edhe disa deputet të tjerë dhe nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, e kam fjalën në aspektin e të folurit banalisht, atëherë kisha kërkuar të japin dorëheqje sepse “kanë thënë si është vendi bëhet edhe kuvendi”. Vendi si duket është për atë gjuhë çfarë po e shohim dhe kuvendi po i përshtate mjaftë mirë. Prandaj, deputeti është pasqyra në thelb së sa e kemi vetëdijen e ngritur si popull. Çfarë lloji të deputetit ja besojmë përfaqësimin tonë, Ai është Unë, Ata janë Ne”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".