Bashkimi i hajnave në një listë zgjedhore

Bashkimi i hajnave në një listë zgjedhore
Bashkimi i hajnave në një listë zgjedhore

Faik Krasniqi

  • 30 July 2020 - 07:46

Shkruan: Faik Krasniqi

"Mirë do të ishte që PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR të bëhen bashkë në këtë qeveri, dhe bashkë në një listë zgjedhore. Të njëjtë janë. Hajna dhe shkatërrues të shtetit!”.

-Nuk është për t'u çuditur nëse PDK, AAK dhe Nisma bëhen bashkë. Jo për shkak të dashnisë që kanë për njëra-tjetrën, por për shkak se janë të vetëdijshme çfarë do t'i gjej në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk bëhen bashkë. Do të pësojnë debakël. Kjo vlen më së shumti edhe për LDK, parti dyfytyrëshe. Në zgjedhje luan rolin e viktimës, në pushtet të djallit. Por sovrani do t'ja tregoj vendin edhe kësaj partie dhelpër. Nuk është më ai sovrani i vjetër. Do votohen vetëm nga militantët përfitues dhe ata që ende mendojnë se presidenti Rugova është gjallë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".