Zgjidhja për Kosovën , janë Zgjedhjet e reja

Zgjidhja për Kosovën , janë Zgjedhjet e reja
Zgjidhja për Kosovën , janë Zgjedhjet e reja

Ragip Guraziu

  • 30 July 2020 - 09:02

Nga ish Qeveria e adminsitruar nga z Albin Kurti , e cila, përkundrazi ,ka pasë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e anëtarëve të të ish KSHSHMKSH 2 as nga Qeveria e RK-së e administruar nga z Avdullah Hoti, e cila , jo qe nuk vepruar në atë drejtim, por, përkundrazi , me Vendimin e QRK-së o4- 09 dt. 1. 7. 2020, e ka “shfuqizuar” Vendimin nr. 01- 04 dt. 22 . 9. 2017 të ish Qeverisë së RK-së të administruar nga z Ramush Haradinaj me të cilin ka qenë emëruar KSHSHMKSH 2 . Edhe në atë mënyrë, Qeveria aktuale e RK-së e administruar nga z Avdullah Hoti, përfundimisht dhe pakthim ia ka dhënë lamtumirën Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit e me to edhe 8250 hektarëve të Kosovës, edhe ashtu ,të sterrrudhur nga të gjitha anët e saj!

Askujtë nuk i ipet e drejta të lëkundën themelet e shtetit

Sistemin e drejtësisë së Kosovës nuk mundemi dhe nuk duhet ta quajmë më sistemi të drejtësisë por sistem të “dreqësisë”, pra të djallit, dhe për këtë jo rastësisht po kërkojmë që të fillon të zbatohet Vetting-u si një proces që vazhdimisht duhet të ndodh dhe ta pastron e mbikëqyrë sistemin e drejtësisë së kalbur kosovare.

Të gjitha ndryshimet që duhet të ndodhin në sistemin e drejtësisë së Kosovës, duhet të niset nga kupola e mbikëqyrjes së sistemit, nga KGJK-ja dhe KPK-ja. Pas një Qeveri e dalur nga të dishmit e një gjenerate të re,dhe kjo do ishte arsyeja e shkurjes në zgjedhje të reja.

Qeverisë së re me politikaj të shkolluar e të dishëm, do të duhej që urgjentisht të ndërrohen të gjithë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, pasi që për vite të tëra janë dëshmuar se janë servil të politikës së inkriminuar, dhe të tillët as nuk mundë të riedukohen dhe as të ndryshojnë në qëndrimet e tyre, karshi degradimit që i kanë sjellë drejtësisë në Kosovë.

Deri tash, përveç shërbimit besnik që i ka bërë interesit kriminal të politikës, drejtësia, gjyqësori dhe prokuroria e Kosovës nuk kanë sjell asgjë të mirë për luftimin e krimit dhe të korrupsionit që po i rrezikojnë edhe themelet e shtetit.

Me vite të tëra sistemi i drejtësisë ka dëshmuar se ka qenë vetëm një garniturë njerëzish servil të politikës së inkriminuar, dhe për këto vite të pas luftës nuk po mund të funksionon si duhet, rehatohet asnjë institucion, kudo kemi afera alarmuese dhe askush nuk vepron, nuk kemi ndëshkime as nuk kemi burgosje për milionat që i zhvaten shtetit. Kemi aktrime të organeve të drejtësisë dhe ndjekjes për disa sekonda para kamerave dhe më pastaj gjithçka përfundon në marrëveshje me nëntokën kriminale.

Prandaj, përgjegjësia për këtë lidhje të fuqishme të drejtësisë me krimin, është pikërisht në shtëpinë e madhe në KGJK, institucion i cili duhet të goditet duke i larguar të gjithë ata që nuk e kanë vendin aty.

Prandaj tani do ishte më se e domosdoshme që urgjentisht të ndërrohen të gjithë, të largohen të inkriminuarit që janë instaluar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, pasi që për vite te tëra janë dëshmuar se nuk janë gjë tjetër veç servile të politikë së inkriminuar. Duke filluar nga kjo kupolë, urgjentisht duhet të bëhet pastrimi i të gjitha institucioneve të drejtësisë, për të vazhduar edhe me të gjitha institucionet e tjera.

Edhe pse është investuar shumë nga ndërkombëtarët në këtë sistem, ndikimi i politikës e ka ngulfatur atë dhe nuk e ka lejuar të zhvillohet, të profesionalizohet dhe të merr modelin e funksionimit të drejtësisë në vendet e zhvilluara evropiane.

Institucionet e Kosovës, sidomos mekanizmat e drejtësisë, për vite me radhë janë ndihmuar e mbështetur nga mekanizma të drejtësisë ndërkombëtare, por nuk kanë arritur të bëhen efikas sipas modeleve të ofruara. Fillimisht ishte ndihma nga UNMIK-u e më pas nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, që janë ndihmuar këto institucione për procese të caktuara të ndërtimit dhe të edukimit, e sidomos në forcimin e zbatimit të ligjit, mirëpo politika e inkriminuar ka shikuar vetëm interesin e vetë dhe nuk ka lejuar asnjëherë ngritjen dhe fuqizimin e tyre sikur që parashihet me ligjet dhe me kushtetutën. Prandaj është koha për rishikim, për ndryshim dhe pastrim të plotë të këtyre institucioneve ligj zbatuese, duke filluar nga KGJK-ja dhe nga KPK-ja, për të kaluar në nivel të të gjitha gjykatave dhe të prokurorive.

Nga ish Qeveria e adminsitruar nga z Albin Kurti , e cila, përkundrazi ,ka pasë kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e anëtarëve të të ish KSHSHMKSH 2 as nga Qeveria e RK-së e administruar nga z Avdullah Hoti, e cila , jo qe nuk vepruar në atë drejtim, por, përkundrazi , me Vendimin e QRK-së o4- 09 dt. 1. 7. 2020, e ka “shfuqizuar” Vendimin nr. 01- 04 dt. 22 . 9. 2017 të ish Qeverisë së RK-së të administruar nga z Ramush Haradinaj me të cilin ka qenë emëruar KSHSHMKSH 2 . Edhe në atë mënyrë, Qeveria aktuale e RK-së e administruar nga z Avdullah Hoti, përfundimisht dhe pakthim ia ka dhënë lamtumirën Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit e me to edhe 8250 hektarëve të Kosovës, edhe ashtu ,të sterrrudhur nga të gjitha anët e saj!

Sepse Republika e Kosovës është atdheu ynë, nuk është produkt dhe as pronë e tyre, për shkak se për 20 vjet rresht e trajtuan Kosovën si plaçkë lufte, ndërsa qytetarët si skllëvër të tyre?! Kemi thënë në 2019 Kosova nuk ka nevojë me egoizma të subjekteve politike të udhëheqet, sepse nga ato subjekte egoiste po na formohen edhe Qeveria egoiste, Presidenca egoiste, Kuvendi egoist e kështu me radhë.Për të qenë kështu, na duhet së pari që Kosova ta ketë një Akademi të Shkencave siç gjithë bota dhe jo një Akademi si deri tani e tëra për këto vite si ariu në gjumin polar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".