Është e turpshme për shumicën e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Kosovës ta lejojnë ndikimin e Beogradit përmes Listës serbe

Është e turpshme për shumicën e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Kosovës ta lejojnë ndikimin e Beogradit përmes Listës serbe
Është e turpshme për shumicën e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Kosovës ta lejojnë ndikimin e Beogradit përmes Listës serbe

Dardan Grapci

  • 30 July 2020 - 13:11

Shkruan: Dardan Grapci

“Përgjegjësia kryesore për faktorizimin e minoritetit serb në Kuvendin e Kosovës i takon ish koalicionit PAN sepse kur para disa viteve është krijuar koalicioni PAN, vetëm që ta marr timonin e qeverisjes së Kosovës, iu kanë dhënë shumë përparësi politikanëve serb, dy tre herë më shumë se sa minoriteteve tjera që i kemi në Kosovë, që e njohin realitetin e ri politik dhe institucional, duke u integruar tërësisht në kuadër të shtetësisë së Kosovës”.

-Duke filluar nga dita e pare pas shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, kur në atë kohe ka qenë President Fatmir Sejdiu dhe Kryeministër Hashim Thaçi kanë gabuar që ju kanë dhënë të drejtat superiore minoriteteve, veçmas minoritetit serb, që përmes krijimit të partive politike të sjellin në institucionet e shtetit të Kosovës ndikimin e Beogradit, duke zbatuar urdhrat dhe direktivat që vijnë nga Beogradi kundër shtetit të Kosovës. Kuptohet që serbët gjithmonë e kanë pasur strategjinë e tyre për ta penguar zhvillimin e Kosovës dhe destabilizimin e vendit tonë, dhe mendoj që deri diku ja kanë arritur qëllimit. Edhe kryeministri aktual Avdullah Hoti ka gabuar pse e ka futur përsëri Listën Serbe në koalicion qeverisës, duke e ditur që ata do të jenë gjithmonë kundër çdo gjëje që do të jetë në të mirë të popullit të Kosovës. Prandaj i bëjë apel Kryeministrit Hoti që të angazhohet seriozisht me dhe gjejnë gjuhë të përbashkët me spektrin më të gjerë politik në Kuvend për ta defaktorizuar listën serbe. Fillimisht duke u bashkuar si parti politike pozitë dhe opozitë për të votuar vendimet me peshë për shtetin, përfshirë këtu edhe Buxhetin e Kosovës për vitin 2020. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të jetë më këmbëngulës që të ja bëjë me dije Beogradit dhe zyrtarëve të këtij shteti se nuk mundë të ketë dialog serioz dhe arritje të marrëveshjeve derisa ata të përzihen në punët e brendshme të Kosovës, sepse qytetarët e Kosovës shkaku i gabimeve të deritanishme të spektrit politik të Kosovës, në raport me Serbinë, po mbesin viktima. Prandaj është mirë dhe në interes të shtetit të Kosovës që projekt-ligjet e Kosovës të votohen nga të gjithë deputetët vendor- shqiptarët dhe minoritarët pro kosovar, e jo të mbeten peng dhe në bllokim nga minoriteti serb- Lista serbe që e kemi në Kuvend. Ndryshe kush janë serbët që duhet të gjunjëzohemi para tyre? Askush, thjeshtë janë disa insekte që marrin urdhra nga ujqit e zi në Beograd, që në fakt kur ju vjen frika afër syve, e luajnë edhe rolin e qenit të butë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".