Qeveri pa përgjegjësi politike dhe morale, gjithçka e vendosur mbi agjendat personale

Qeveri pa përgjegjësi politike dhe morale, gjithçka e vendosur mbi agjendat personale
Qeveri pa përgjegjësi politike dhe morale, gjithçka e vendosur mbi agjendat personale

Skender Mulliqi

  • 31 July 2020 - 07:44

Shkruan: Skënder Mulliqi

”Nuk është aspak çudi kur gjithçka po vihet në shërbim të agjendave personale, për ngjitjen e shkallëve në karrierën politike ?! Po të kishin pasur pak ndërgjegje dhe moral politike, nuk do ta futeshin vendin në gjithë këto kriza politike dhe institucionale kaotike midis pandemie, kur e gjithë bota po lufton me zezonën e shekullit. Është shumë e çuditshme gjithë ky nënshtrim i popullit, më i pashembullt në botën demokratike, e nuk kemi as lëvizjen më të vogël, që gjendja të ndryshohet për të mirë. Këta politikan, po e shfrytëzojnë pushtetin për qëllime te caktuara , pa e pasur dert për askënd mbi këtë dhe”.

-Ky koalicion qeveritar në radhë të parë po interesohet më shumë për poste e për përfitime. Është frikësuese duke pasur parasysh numrin rekord të të vdekurve nga virusi. Si mund të jetë aq e papërgjegjshme para gjithë këtyre ndodhive? Çdo ditë gati po vdesin nga 8, 7 veta. Numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh për shkak se me gjasë në statistikë figurojnë vetëm ata që janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv. Numri i viktimave ka shënuar rritje të tmerrshme . Moti nuk po punohet asgjë në funksion të zgjidhjes së problemeve që shqetësojnë vendin dhe popullin. Në Kosovë jo që ka humbur fija, por ka humbur edhe i gjithë lëmshi. Kjo çka po shohim dhe po dëgjojmë është më shumë së turpëruese, është tepër shqetësuese për fatin tonë të përgjithshëm. Natyrisht së vetvetiu kanë ardhur edhe deri të qarjet në koalicion, se dikën e brenë sado pak ndërgjegjja, kur sheh se çka po ndodhë. Logjika e strukturës së vjetër është së kanë të drejtë të punojnë dhe veprojnë si t ë duan ata! Kjo logjikë autokratike dhe përfituese është duke e rrezikuar jo vetëm shtetësinë e Kosovës, por është duke e rrezikuar edhe rezistencën tonë. Këta, masat e reciprocitetit i bëjnë aty ku nuk është vendi. Çfarë logjike ka që ata që vijnë nga Shqipëria ta kenë testin e kryer, kur dihet së shumë prej tyre kanë shkuar në pushime? Kjo nuk e ndalë shpërndarjen e pandemisë.?! Është dashur të vazhdohet më menaxhim nga qeveria e Kurtit, që e bënte fortë mirë këtë punë, dhe sigurisht së nuk do të kishim ardhur në gjendje, gadi pa rrugëdalje. Po vdesin njerëzit përditë e këta kanë mbetur duke i numëruar viktimat, në vend të parandalimit të vdekjeve më masa efikase, qofshin ato masa edhe drastike, vetëm të mbrohen jetët e njerëzve tanë, që po vuajnë edhe nga mjerimi social. Është koha për veprime të nxituara dhe ndryshimi të këtij kursi politike katastrofal, përndryshe gjithçka do e merr lumi…?! Kosova nuk I ka 80 milionë, apo ma shumë, kemi mbetur më ma pak së dy milionë banore, për ti bartur mbi supe gjitha këto probleme, shumica e tyre janë problem të prodhuara, nga kjo kastë politike!".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".