Pandemia Covid-19 e zhveshi shtetin lakuriq

Pandemia Covid-19 e zhveshi shtetin lakuriq
Pandemia Covid-19 e zhveshi shtetin lakuriq

Faik Krasniqi

  • 02 August 2020 - 08:14

Shkruan: Faik Krasniqi

“Shtet për gjynah. Edhe me qesh edhe me qajë. Nëse vazhdon me këtë trend të infektimeve, do të kemi me qindra viktima të Coronavirusit. Për faj të horrave!”.

Në kohë pandemie LDK ngritë mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti. PDK,AAK, Nisma, AKR dhe të tjerët i bashkohen rrëzimit të qeverisë. Kurse tash Pandemia u ka dal jashtë kontrolli. E kanë humbur busullën. Për shkak të paaftësisë dhe keq menaxhimit. Në situata të rënda njerëzit mundohen t'i ikin përgjegjësisë, kurse Armend Zemaj merr përgjegjësi që nuk i takon. Mbi 800 mjek dhe mbi 5000 infermiere qenkan të pa punë në Kosovë. Në njërën anë ankohen për mungesë të personelit, kurse në anën tjetër gjithë kjo armatë e mjekëve dhe infermierëve të pa punë. Gjermania dhe shumë shtete të Evropës dhe botës po kanë mungesë te personelit shëndetësor, kurse në i kemi të gatshëm dhe nuk i shfrytëzojmë. Brenda pak vitesh të gjithë do ikin. Pandemia e zhveshi lakuriq shtetin. Na tregoi çfarë shteti kemi ndërtuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".