Degradim i madh politik, njerëz të pa vlera vërshojnë partitë politike dhe uzurpojnë Kuvendin e Kosovës

Degradim i madh politik, njerëz të pa vlera vërshojnë partitë politike dhe uzurpojnë Kuvendin e Kosovës
Degradim i madh politik, njerëz të pa vlera vërshojnë partitë politike dhe uzurpojnë Kuvendin e Kosovës

Blerim Burjani

  • 02 August 2020 - 08:27

Shkruan:Blerim Burjani

“Mjerisht Kuvendi i Kosovës ka kohë që është duke u konsideruar vend pune për ata që po ulen aty e nuk japin asnjë kontribut për qytetarin. Është shndërruar Kuvendi në arenë të analfabetëve që shtyhen për imazh publik kush po ia "ftohë" tjetrit në Kuvend. Koha është tani, mbase e vonuar për ndryshime, prandaj qytetarëve ju duhet një iniciativë e re që e lehtëson jetën e atyre, e nëse nuk mundë ta bëjnë këtë duhet të mos merren me politikë por me punë tjera. Shumica e njerëzve në Kuvend janë të pa punë ose të punësuar që nuk mërziten çka bëhet aty. Thjeshtë e kanë vetëm për imazh të vetin dhe për familjen, prandaj për ta ndryshuar këtë gjendje dhe mentalitet politik duhet të ketë vetëdijesim më të madh te qytetarët”.

-Këto parti janë degraduar kaherë, e kanë degraduar veten nga mos dija , mos efikasiteti, mos interesimi për tu marr me problemet e qytetarëve, por merren me veten , me banalitet e tyre dhe luftojnë për vota. Të gjithë tregojnë se janë njësoj,asnjë nga këto subjekte politike nuk po dallojnë, nuk janë më të mirë se njëri tjetri, realisht të gjitha janë të njëjta , s’ka iniciativa nga deputetët fare , asnjëri prej tyre nuk ka marr ndonjë iniciativë që ka pritur qytetari. Qytetari nuk po vetëdijesohet që të mos votoj njerëz që kërkojnë bela dhe jetojnë prej belave madje edhe në kuvend. Kjo po tregon se njerëzit e tillë nuk kanë aspak respekt për qytetarin sepse ata po e kërkojnë vetëm votën e tij, dhe po e shikojnë punën dhe interesin e vetë, Veten e shohin të punësuar në këto institucione, nuk e shohin assesi në shërbim të qytetarëve. Këto parti politike dhe këto institucione, duke përfshirë Kuvendin, kanë sjell njerëz të shumë pa vlera. Njerëzit pa asnjë vlerë morale, njerëzore, politike dhe akademike arrijnë të bëhen deputet. Kjo është brenga jonë më e madhe. Pozita e deputetit nuk është vend pune, është pozitë në shërbim të qytetarit dhe si e tillë duhet të kuptohet e të shfrytëzohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".