Kriminelët dhe profiterët e luftës nuk mundë ta bëjnë ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Kriminelët dhe profiterët e luftës nuk mundë ta bëjnë ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
Kriminelët dhe profiterët e luftës nuk mundë ta bëjnë ligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Naim Miftari

  • 04 August 2020 - 07:43

Shkruan: Naim Miftari

“Lufta e pastër e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet me asnjë ligj, nga askush. Tani është vonë, aq më pak ligj i sjell nga ish komandantët, profiterët e luftës që e ndotën vetë luftën, e sidomos pas luftën, siç janë Thaçi, Veseli, Haradinaj, Limaj. Këta nuk mundë ta mbulojnë të kaluarën e tyre, vetveten ndryshe, por vetëm kinse me një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës. Por ata duhet ta dinë që nuk mbrohet nderi i luftës me njerëz të pa ndershëm. Ky ligj është vetëm mbulesë për ti mbrojtur multi milionerët, profiter të luftës dhe të pas luftës, që u pasuruan duke zhvatur shtetin për 21 vjetët e pasluftës. Vetëm tani këtyre po ju bije ndërmend se si kinse po bëjnë ligj për ta mbrojtur UÇK-në me ligj”.

-Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës është dashtë me ardhur në konsiderim dhe aprovuar, për të filluar së zbatuari, qysh në ditët e para të fillimit të ndërtimit të realitetit të ri të pas luftës, pas çlirimit të Kosovës, 1999-2000. Mos të harrojmë se deri më tani janë mbi 60 ushtar të UÇK-s që janë vetë vratë nga kushtet e rënda ekonomike, nga traumat e luftës. Por çuditërisht as OVL- të që në fakt nuk mbrojnë interesin e ushtarit, por janë vetëm lodra të klanit Pronto, më saktësisht lodra të Hashim Thaçit, askush nuk qau kokën për ta, as kur u dënuan në faj e pa faj, pa fakte, qindra ushtar të UÇK-së. Atëherë askush nuk qau kokën, kurse sot në vitin 2020. Kur Thaçit me disa vartës të tij ju kanë ardhur disa thirrje nga Gjykata për krime të luftës, tek tani ju ka ra ndër mend për ta aprovuar Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës. Kjo tregon se ky ligj tani do ta mbron vetëm Hashim Thaçin dhe disa aktor të klanit PRONTO dhe askënd tjetër. Ligjin për mbrojtjen e vlerave të lufte nuk mundë ta bëjnë njerëzit e pa ndershëm, njerëzit që e vodhën UÇK-në , njerëzit që e përçanë luftën, profiterat e luftës. Kriminel që e keqpërdorën luftën e drejtë të UÇK-së nuk mundë ti sjellin këto ligje të cilat janë ligje të vonuara. Ky ligj është vetëm një manovër politike dhe komerciale e klanit PRONTO. Është e njëjta manovër sikur ajo e mafia e komandantëve PDK, AAK dhe NISMA-s që i bënë gjithsejtë, të gjithë së bashku 60.000 veteran, luftëtar të rrejshëm, luftëtar që luftën e kishin për vetëm në lajme, në mediet elektronike apo ato të shtypura, gazeta, nëse kanë pasur guxim ti shohin edhe aty. Lufta e pastër e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet me asnjë ligj, nga askush. Tani është vonë, aq më pak ligj i sjell nga ish komandantët, profiterët e luftës që e ndotën vetë luftën, e sidomos pas luftën, siç janë Thaçi, Veseli, Haradinaj, Limaj. Këta nuk mundë ta mbulojnë të kaluarën e tyre, vetveten ndryshe, por vetëm kinse me një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës. Por ata duhet ta dinë që nuk mbrohet nderi i luftës me njerëz të pa ndershëm. Ky ligj është vetëm mbulesë për ti mbrojtur multi milionerët, profiter të luftës dhe të pas luftës, që u pasuruan duke zhvatur shtetin për 21 vjetët e pasluftës. Vetëm tani këtyre po ju bije ndërmend se si kinse po bëjnë ligj për ta mbrojtur UÇK-në me ligj”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".