Partnerët e ish koalicionit PAN- PDK-AAK- NISMA, po ja bëjnë gropën e varrit politik LDK-së për zgjedhjet e radhës

Partnerët e ish koalicionit PAN- PDK-AAK- NISMA,  po ja bëjnë gropën e varrit politik LDK-së për zgjedhjet e radhës

Hajrullah Tërnava

  • 07 August 2020 - 07:30

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“LDK-ja si parti elitare me parimet e saja të mëhershme, me mënyrën e saj të qeverisjes së tanishme është duke u devalvuar ditë e për ditë, gjë që elektorati i saj këtë gabim nuk ka për të ja falë kurrë. Edhe vetë qëllim i partive tjera është për ta futur LDK-në në këto lojëra, për ta dërmuar si parti politike serioze, për ta shkatërruar atë, sepse ka qenë partia më e avancuar dhe gjithnjë në të gjitha zgjedhjet ka qenë kandidate serioze që mundet me i fitua zgjedhjet. Lojën janë duke e luajtur ndaj sajë partitë tjera, sepse të parët e partive tjera shumicën po i pret Gjyqi Special, dhe sikur LDK të zhvillonte politika të pastra të pa varura ashtu si dikur, kjo do të ishte prapë dominuesja dhe pa pik problemi do i fitonte zgjedhjet kurdo që do të mbaheshin ato. Por me këto sjellje po e sjellin fatin e partisë në pikëpyetje sepse elektorati i sajë ne këto momente është mjaft i përçarë, e që me këtë po gëzohen partitë tjera që e kishin këtë qëllim”.

-Situata në të cilën gjendet tani Kosova, është tepër shqetësuese fakti, nga fakti që koalicioni Qeverisës LDK-AAK-NISMA morri vendim të ri për të atakuar bordet, anëtaret dhe drejtuesit e të cilave u emëruan gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, pasi ato ishin pastruar nga militantet partiak të ish koalicionit PAN që për një kohë të gjatë zhvatën dhe shkatërruan shumicën e ndërmarrjeve publike. Ky veprim i kësaj qeverie në pushtet është edhe më shqetësues dhe denigrues kur dihet se edhe në Qeverinë Kurti po kjo parti e LDK-se ishte në koalicion të mëparshëm me ta, që i patën emërua ato borde të përkohshme, tani me këto veprime të emërimeve të reja në këto borde, po i bije që po devalvohet kultura politike e shtetërore, dhe po i përngjan hakmarrjes politike ndaj qeverisë së mëparshme, që mendoj se është gabim. Kur një ditë, në vijim, kurdo që mbahen zgjedhjet e ardhshme, mund të ndodhë që prapë të përsëritet përvoja e së kaluarës dhe partitë LVV dhe LDK duhen të bëjnë koalicion, sepse në politikë nuk ka asgjë të pamundshme. Shumë herë është thënë nga LDK kurrë...kurrë... është përbetua se ka me bërë koalicion me PDK, me PAN etj, por situata po ua imponon dhe prapë po bëjnë koalicione, prandaj këto qëndrime kurrë me atë e kurrë me këtë nuk duhet të shpërfaqen, janë denigruese. Edhe elektorati tani po i vlerëson si taktikat e partive, e sidomos të LDK-së. Zotimi për emërime profesionale dhe depolititizim të bordeve po mbetet vetëm një farsë e partive politike, sidomos e LDK-se, pasi qe edhe ndryshimet e bordeve te emëruara nga PAN-i ndodhën pikërisht gjatë bashkëqeverisjes me VV-në. Me këto veprime të deritanishme Qeveria Hoti tërësisht ka rënë nën ndikimin e ish koalicionit PAN, AAK-NISMA dhe PDK-së që llogaritet si opozitë formale, për çka po jua bënë argatin duke shtrirë ndikimin neper borde sipas interesit dhe preferencave që do të dirigjohen nga nëntoka kriminale, e që i kontrollon edhe këto parti politike. LDK-ja si parti elitare me parimet e saja të mëhershme, me mënyrën e saj të qeverisjes së tanishme është duke u devalvuar ditë e për ditë, gjë që elektorati i saj këtë gabim nuk ka për të ja falë kurrë. Edhe vetë qëllim i partive tjera është për ta futur LDK-në në këto lojëra, për ta dërmuar si parti politike serioze, për ta shkatërruar atë, sepse ka qenë partia më e avancuar dhe gjithnjë në të gjitha zgjedhjet ka qenë kandidate serioze që mundet me i fitua zgjedhjet. Lojën janë duke e luajtur ndaj sajë partitë tjera, sepse të parët e partive tjera shumicën po i pret Gjyqi Special, dhe sikur LDK të zhvillonte politika të pastra të pa varura ashtu si dikur, kjo do të ishte prapë dominuesja dhe pa pik problemi do i fitonte zgjedhjet kurdo që do të mbaheshin ato. Por me këto sjellje po e sjellin fatin e partisë në pikëpyetje sepse elektorati i sajë ne këto momente është mjaft i përçarë, e që me këtë po gëzohen partitë tjera që e kishin këtë qëllim”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".