Drejtësia e ndikuar nga mafio-politika i lë në harresë listat e fryra të veteranëve të UÇK-së

Drejtësia e ndikuar nga mafio-politika i lë në harresë listat e fryra të veteranëve të UÇK-së
Drejtësia e ndikuar nga mafio-politika i lë në harresë listat e fryra të veteranëve të UÇK-së

Riza Smaka

  • 07 August 2020 - 07:48

Shkruan: Riza Smaka

“Nëpërmjet spekulimeve zhagitëse të procedimeve juridike - politike kundër bashkëpjesëmarrësve nga prapaskenat dhe kryesve të " pjesëmarrëseve në UÇK- në, pos formave të caktuara të veprave - akteve penale referuar abuzimeve të funksioneve zyrtare dhe të falsifikimeve klasike, hidhet një opinion i pavolitshëm dhe degradues në vlerat e mirëfillta të luftëtarëve të devotshëm e meritorë të luftës për çlirimin e Kosovës. Edhe spekulimet ilegale e arbitrare të tilla janë forma degraduese e diskredituese jo vetëm të vlerave të UÇK- së por të shtetit madje të popullit tonë në përgjithësi të nëpërkëmbur nga kush jo pos nga shumë qeveritarë e pushtetarë të korruptuar " deri në asht"! Alias!”.

-Personat e përfshirë në falsifikimet e listave të pjesëmarrëseve fiktivë në Luftën Çlirimtare të Kosovës ,nuk ishin të rastësishëm. Përkundrazi, ata e ato ishin të sponsorizuar e të stimuluar nga individë pushtetarë e qeveritarë korruptiv dhe grupet private të interesave të perversëve. Tani, personat e tillë të instrumentalizuar por edhe të privilegjuar me benefite pushtetare, ndodhen nën mbrojtje nga sponsorët e tillë të gërditshëm e irritues. Pikërisht në dhe me krijimet teknike e administrative të " pjesëmarrësve të UÇK- së", edhe në ato mënyra ilegale, nderi, prestigji, renomeja e luftëtarëve të mirëfilltë për çlirimin e Kosovës, degradohet në masë të konsideruar. Aktualisht agjitohet mbrojtja e vlerave të UÇK- së, që në parim ka arsyeshmëri. Ironia sarkastike qëndron edhe në faktin se jo pak agjitues për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës, nëse jo haptas ,në mënyrë të rafinuar i mbrojnë falsifikatorët e listave emërore të pjesëmarrëseve në luftën e drejtë për çlirimin e Kosovës. Nëpërmjet spekulimeve zhagitëse të procedimeve juridike - politike kundër bashkëpjesëmarrësve nga prapaskenat dhe kryesve të " pjesëmarrëseve në UÇK- në, pos formave të caktuara të veprave - akteve penale referuar abuzimeve të funksioneve zyrtare dhe të falsifikimeve klasike, hidhet një opinion i pavolitshëm dhe degradues në vlerat e mirëfillta të luftëtarëve të devotshëm e meritorë të luftës për çlirimin e Kosovës. Edhe spekulimet ilegale e arbitrare të tilla janë forma degraduese e diskredituese jo vetëm të vlerave të UÇK- së por të shtetit madje të popullit tonë në përgjithësi të nëpërkëmbur nga kush jo pos nga shumë qeveritarë e pushtetarë të korruptuar " deri në asht"! Alias!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".