Drejtimi i presidencës së BE-së nga Gjermania, shansi i Kosovës për të hipur në trenin evropian me liberalizim të vizave

Drejtimi i presidencës së BE-së nga Gjermania, shansi i Kosovës për të hipur në trenin evropian me liberalizim të vizave

Hajrullah Tërnava

  • 10 August 2020 - 07:32

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Me që e kemi shansin për ta arritur këtë qellim të kamotshëm, të liberalizimit të vizave, si dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me njohje të pavarësisë reciproke me Serbinë kërkohet stabilitet dhe unitet politik. Nëse kjo qeveri i arrin këto suksese sikur i cekëm, edhe në të ardhmen mundet të mbetet si qeveri e suksesshme në rrethana të situatës komplekse të qeverisjes së sajë me sfidat që po i imponon momenti kohor”.

-Në këto kohëra pranë shumë sfidave që e presin Kosovën, kryesimi i presidencës së BE-së nga Gjermania gjatë këtij mandati, është shansi më i përshtatshëm dhe ideal, mbase edhe vendimtar, që të zhbllokohet liberalizimi i vizave, por gjithsesi edhe duke e marr më seriozisht forcimin e sundimit të ligjit kërkesë fundamentale e shtetit gjerman dhe e BE-së. Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një video mesazhi në të cilin fillimisht tregon se është i impresionuar me ndryshimin që ka pësuar Kosova që nga viti 2001. Megjithatë ai thotë se pavarësisht këtij përparimi, në rrugën përpara ndodhen shumë sfida, dhe potencon se Gjermania në këtë rrugë do të jetë përkrah Kosovës, do ta mbështes edhe në dialogun me Serbinë, por sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten top kërkesë e BE-s dhe e shtetit gjerman. Rohde ka konfirmuar se tashmë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Kosova janë në agjendën e Gjermanisë përgjatë kohës sa ky shtet do të udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian dhe në këtë angazhim ai ka përmendur edhe pritjet e Gjermanisë që Kosova të përparoj edhe me tej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në sundimin e ligjit, kushte këto që janë themelore në procesin e liberalizimit të vizave. Është fakt që Kosova tani gjendet në një situatë jo bash të lakmueshme, e sidomos kur ndaj Presidentit të Kosovës, prokurori i Gjykatës Speciale ka ngritur aktakuzë e cila duhet të konfirmohet nga kjo gjykatë apo të shpallet jo valide. Megjithatë kjo e ngarkon situatën e tanishme e që për ne tani po tregohet si prioritet përgjatë kryesimit të presidencës së BE-se nga Gjermania, gjatë këtij mandati, kur dihet qartë se Gjermania është ndër miqtë më të fortë të Kosovës. Eksitojnë sfida serioze për Qeverinë Hoti, e zgjedhur në rrethana të tilla ad-hok, e cila nuk është e zgjedhur me votën e popullit, prandaj krijohen dilemat se a do të jetë kjo qeveri ajo e që mundë të reflekton dhe rezulton e suksesshme që këtë çështje të Kosovës, ta avancoj deri në atë nivel të zhbllokimit të liberalizimit të vizave, e sidomos të ndërmerr forcimin e sundimit të ligjit. Kosovën, siç dihet, e presin sfida të rëndësishme, sikur që është edhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë, si dhe tejkalimin e suksesshëm të kësaj pandemie e cila ka marrë përmasa të mëdha të zgjerimit në vend, prandaj në rrugëtimin e sajë drejtë liberalizimit të vizave Kosova duhet ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Për ti plotësuar këto kritere Qeveria Hoti duhet të jetë e vëmendshme dhe e përpiktë për këto kritere që duhet ti plotësoj e sidomos të jetë e kujdesshme me aleatët e saj në këtë qeverisje, që mos të ketë mosmarrëveshje sikur që po reagon tani AAK, dukë shprehë rezervat e saja ndaj kësaj qeverie. Me që e kemi shansin për ta arritur këtë qellim të kamotshëm, të liberalizimit të vizave, si dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me njohje të pavarësisë reciproke me Serbinë kërkohet stabilitet dhe unitet politik. Nëse kjo qeveri i arrin këto suksese sikur i cekëm, edhe në të ardhmen mundet të mbetet si qeveri e suksesshme në rrethana të situatës komplekse të qeverisjes së sajë me sfidat që po i imponon momenti kohor”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".