Hajnat faqezinj që e zhvatën shtetin, duan të bëhen patriot e të përfundojnë faqebardhë!

Hajnat faqezinj që e zhvatën shtetin, duan të bëhen patriot e të përfundojnë faqebardhë!
Hajnat faqezinj që e zhvatën shtetin, duan të bëhen patriot e të përfundojnë faqebardhë!

Hasan Preteni

  • 10 August 2020 - 07:39

Shkruan: Hasan Preteni

“Populli e do çlirimtarin i respekton vlerat e luftës, e respekton çdo person dhe çdo veprim që është në kohën dhe drejtimin e duhur. Populli nuk i donë dhe nuk i respekton hajnat, profiterët, abuzuesit dhe kriminelët. Bota dhe jeta është e tillë, asgjë nuk mbetet pa u “dekonspirua” asnjë person nuk mbetet pa u deshifrua dhe zbuluar. Krenar me luftën, krenar me kontributin, krenar me luftëtarët e lirisë krenar me të gjithë ata që nuk e materializuan angazhimin për liri, për Komb dhe për shtet. Për të gjithë tjerët nuk kam emocione! Para Zotit dhe para gjyqtarit jemi vetëm”.

-Jo, ky nuk është skenar për të bllokuar Gjykatën por vepër shumë e vonshme e atyre që po akuzohen nga Prokuroria! Qe 21 vite vodhën, keqpërdorën, privatizuan dhe i bënë të gjitha të zezat. Tani kur po atakohen për veprimet e tyre, të pas luftës, po tentojnë që se paku në fund të shkojnë me “faqe të bardhë dhe si patriot” Vone tepër vonë. Jashtëligjshëm i bënë 60.000 veteran, e ata nga 5 anëtar të familjes që i bije diku rreth 300.000 qytetar të Kosovës të mbrohen me këtë ligj. Shpejtësia është prodhim i djallit, të gjitha veprimet e shpejta janë të gabuara. Tentimi për ligj është vetëm një tentativë e dështuar për fatin e tyre dhe për mundësinë e keqpërdorimit të “përfituesve” për organizime jo ligjore. Kot, tepër vonë, veteranët e vërtetë e kanë kryer obligimin patriotik dhe Kombëtar dhe ju kanë kthyer jetës normale drejtë formimit të shtetit. Deputetët e partisë politike sponzorizuese të këtij ligji folën sipas kërkesës së titullarëve politik. Përkrahja e atyre që po ndiqen nga prokuroria u dëshmua në vendkalimin Morinë. Shefat e organizatave të dala nga lufta me disa të detyruar e të paguar me nga një sandviç. Populli e do çlirimtarin i respekton vlerat e luftës, e respekton çdo person dhe çdo veprim që është në kohën dhe drejtimin e duhur. Populli nuk i donë dhe nuk i respekton hajnat, profiterët, abuzuesit dhe kriminelët. Bota dhe jeta është e tillë, asgjë nuk mbetet pa u “dekonspirua” asnjë person nuk mbetet pa u deshifrua dhe zbuluar. Krenar me luftën, krenar me kontributin, krenar me luftëtarët e lirisë krenar me të gjithë ata që nuk e materializuan angazhimin për liri, për Komb dhe për shtet. Për të gjithë tjerët nuk kam emocione! Para Zotit dhe para gjyqtarit jemi vetëm”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".