Lidhja e politikës me krimin bllokon hetimin nga prokuroria dhe pastrimin e listave nga “Veteranët” e rrejshëm të UÇK-së

Lidhja e politikës me krimin bllokon hetimin nga prokuroria dhe pastrimin e listave nga “Veteranët” e rrejshëm të UÇK-së
Lidhja e politikës me krimin bllokon hetimin nga prokuroria dhe pastrimin e listave nga “Veteranët” e rrejshëm të UÇK-së

Nexhat Haziri

  • 10 August 2020 - 07:50

Shkruan: Nexhat Haziri

“Me këtë çështje më nuk po merret askush, as deputetët që dikur ishin të zëshëm e as paralajmërimet gjoja për formim komisionesh parlamentare, siç patë marrë iniciative PDK-ja dhe lideri i saj Kadri Veseli, për ta hetuar këtë, që unë do ta quaja skemë e pastër kriminale për zhvatje të buxhetit, por që ka funksionuar edhe si trup votuese për lider të caktuar politik në Kosovë, por edhe në përgjithësi për partitë politike të ashtuquajtura të “krahut të luftës”.

-Është e pafalshme që akoma nuk ka një epilog nga ana e drejtësisë, skandali me listat e fryra të veteranëve të luftës së UCK-së, ku një numër i madh i veteranëve mashtrues vazhdojnë ti shfrytëzojnë benifitet nga shtetit duke e rënduar akoma buxhetin edhe ashtu të varfër të Kosovës, dhe kjo e konfirmon për të satën herë një sistem të drejtësisë të ndikueshëm politik dhe të kapur nga para politika e partive të caktuara në Kosovë. Me këtë çështje më nuk po merret askush, as deputetët që dikur ishin të zëshëm e as paralajmërimet gjoja për formim komisionesh parlamentare, siç patë marrë iniciative PDK-ja dhe lideri i saj Kadri Veseli, për ta hetuar këtë, që unë do ta quaja skemë e pastër kriminale për zhvatje të buxhetit, por që ka funksionuar edhe si trup votuese për lider të caktuar politik në Kosovë, por edhe në përgjithësi për partitë politike të ashtuquajtura të “krahut të luftës”. Pra mungesa e vullnetit për ti dhënë zgjedhje kësaj problematike, është e qëllimshme dhe partitë politike po kalkulojnë me këto lista dhe me veteranët e rrejshëm edhe për zgjedhjet e ardhshme kurdo që do të mbahen ato, që në emër të këtyre benifiteve të siguruara në mënyrë antiligjore për një numër të madh të personave që kanë mashtruar se gjoja janë veteran të luftës së UCK-së, të bëjnë blerje votash ashtu siç edhe është vepruar për gjithë këto vite. Deri sa drejtësia heshtë dhe është e pafuqishme, krimi i organizuar siç është rasti edhe me listat e fryrja të veteranëve, vazhdon të marrë shtat, i pa penguar nga askush”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".