Të konfiskohet pasuria e atyre që u bënë milionerë duke vjedhur fondet e luftës çlirimtare dhe asetet e shtetit

Të konfiskohet pasuria e atyre që u bënë milionerë duke vjedhur fondet e luftës çlirimtare dhe asetet e shtetit
Të konfiskohet pasuria e atyre që u bënë milionerë duke vjedhur fondet e luftës çlirimtare dhe asetet e shtetit

Riza Smaka

  • 10 August 2020 - 13:03

Shkruan: Riza Smaka

“Objektivat në fjalë, luftimin e korrupsionit inflativ, intensiv dhe ekstensiv si dhe krimin e organizuar në vendin tonë, do të mund ta realizonin qeveritarët dhe deputetët absolutisht të pa korruptuar, jashtë influencave të nomenklaturave pushtetare e politike korruptive dhe të devotshëm për të bërë Kosovën , në vend të “shtetit juridik”, shtet të se drejtës!”.

-Është sekret publik, fakti se jo pak funksionarë politikë dhe pushtetarë, veçanërisht ,nga uzurpimet e mjeteve financiare të fondeve për financimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe për subvencionimin e shërbimeve civile paralele, kryesisht, të edukimit dhe shëndetësisë, pastaj, nga privatizimet e parregullta të aseteve publike, nga procese tenderuese inflative si dhe nga forma të ndryshme të abuzimeve të autorizimeve publike , janë stërpasuruar pas asnjëfarë merite ! Të tillët e të tillat, asetet financiare, kryesisht, i mbajnë të fshehura në banka të jashtme dhe, të njëjtat, dot nuk i prezantojnë në raportet vjetore për pasuritë e tyre! Gjendjes së tillë sikundër edhe shumë formave korruptive tjera , ndër të tjera, do të mund ti kundërviheshin seriozisht nëpërmjet miratimit dhe implementimit konsekuent të ligjit të aplikuar, në përgjithësi e veçanërisht të Ligjit për Origjinën e Pasurisë, Ligjit për Vetnig-un, Ligjit për përgjegjësinë morale, politike e objektive. Ndërkaq këto e akte ligjore e nënligjore tjera, nuk mund të priten të realizohen as nga Ekzekutivi e rrjedhimisht as nga legjislativi aktual. Objektivat në fjalë , luftimin e korrupsionit inflativ , intensiv dhe ekstensiv si dhe krimin e organizuar në vendin tonë, do të mund ta realizonin qeveritarët dhe deputetët absolutisht të pa korruptuar, jashtë influencave të nomenklaturave pushtetare e politike korruptive dhe të devotshëm për të bërë Kosovën , në vend të “shtetit juridik” , shtet të se drejtës!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".