Presidenca gjermane në BE e pastron Kosovën nga krye hajnat e veshur me xhaketë të shtetit

Presidenca gjermane në BE e pastron Kosovën nga krye hajnat e veshur me xhaketë të shtetit
Presidenca gjermane në BE e pastron Kosovën nga krye hajnat e veshur me xhaketë të shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 August 2020 - 15:54

Shkruan: Reshat Badallaj

“Gjermania do bëjë çmos tani për zhbllokimin e vizave, mirëpo, të jeni të bindur se sa e njoh unë politikën gjermane, që e përcjelli afro 30 vite nga afër, Gjermania do vë kushte dhe nuk do i lë ata matrapazët dhe mafio-oligarkët të veprojnë si të duan. Ajo ka për të kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe mbi të gjitha të mos shkelet Kushtetuta, ligjet dhe se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe të mos i fus gishtat politika që mjerisht në Kosovë u bë ky sistem i kalbur,ky pis sistem që na qitën hije të zezë në botë, që vepronin si i drejtonin kryebanditët, krye mafiozët dhe krye hajnat të veshur në xhaketën e shtetit. Kjo nuk do t´i lejoj këto lojëra të pista me këta matrapaz që nga pas lufta e deri më sot vetëm kanë mashtruar dhe vjedhur popullin!”.

Gjermania, që e morri kryesimin e presidencës së BE-së, mendoj se është një rast i mirë që bile vjen njëherë në 100 vjet. Gjermania historikisht dhe pa asnjë ndryshim fare edhe pse gjatë historisë ka pasur kritika për Kosovën, kurrë nuk ka ndryshuar mendimin, gjithmonë ka qenë shpëtimtare e jona dhe bile i ka ndërprerë të gjitha tradhtitë dhe hilet që i´u kanë bërë Kosovës e në përgjithësi kombit tonë. Gjermania do bëjë çmos tani për zhbllokimin e vizave, mirëpo, të jeni të bindur se sa e njoh unë politikën gjermane, që e përcjelli afro 30 vite nga afër, Gjermania do vë kushte dhe nuk do i lë ata matrapazët dhe mafio-oligarkët të veprojnë si të duan. Ajo ka për të kërkuar që të luftohet korrupsioni dhe mbi të gjitha të mos shkelet Kushtetuta, ligjet dhe se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe të mos i fus gishtat politika që mjerisht në Kosovë u bë ky sistem i kalbur,ky pis sistem që na qitën hije të zezë në botë, që vepronin si i drejtonin kryebanditët, krye mafiozët dhe krye hajnat të veshur në xhaketën e shtetit. Kjo nuk do t´i lejoj këto lojëra të pista me këta matrapaz që nga pas lufta e deri më sot vetëm kanë mashtruar dhe vjedhur popullin! Pra, Kosova duhet punuar ditë e natë që të mos e lëshoj këtë rast historik, kur them Kosova se nuk duhet që populli të lejoj që çdo matrapaz të flas në emër të tyre, pa e pyetur popullin dhe për interesa të bandave të tyre politike, se kush do e merr bajrakun. Gjermania nuk i përkrah bajraktarizmin dhe mentalitetin Ballkanik. Shume shtete nga ky Gadishull ka provuar por nuk ja ka dalë. U bë së fundi një turp i madh nga këta krye mafioz të politikës që në vend se të flasin me një zë për Kosovën, ata nuk lan vend dhe kancelari botërore pa e shëtitur e duke shpifur kinse për anti amerikanizëm dhe anti BE. Po nuk u ndalë kjo përçarje ne do ta paguajmë shumë shtrenjtë. Amerika dhe Gjermania janë vendet mike dhe më këmbëngulëse për Kosovën, ndaj kjo kope naive e parisë sonë duhet të ndërroj udhë dhe të mos i fryj përçarjes. Duhet ecur bashkë dhe nuk duhet anashkaluar as BE-ja e sidomos Gjermania që është lokomotive jo vetëm në Evrope por edhe në Botë. Një gjë është edhe e sigurt se soji i Hashimit, Baton Spiunit dhe atij kopilit të Titos, Isa Mustafes, nuk kalojnë me ato lojëra të pista që këta fortë mirë e dinë se ata paria mafioze në Kosovë janë të lidhura ngushtë me klanet mafioze të nëntokës kriminale. Ç´mendoni ju se Gjermania nuk i di se ata janë pasuruar me hajni që para lufte nuk kishin as rrip panjollash e as brekë për të veshur dhe u bënë super milionerë. Gjermania, është aq këmbëngulëse për të luftuar korrupsionin,hajninë dhe zbatimin e ligjit, që jo vetëm vë kushte por jep afat kohor dhe pastaj nuk ka mek e ngek me ata dilinxhi dhe matrapaz që populli jua pa sherrin, që na bënë zullum të madh. Ju kujtohet kur gjenerali gjerman; në cilësinë e NATO-s i dha ushtrisë gjakatare e kriminale serbe në Vërmicë urdhër: keni edhe këta minuta... dhe ata thyen qafen për të mos u kthyer më kurrë. Dua, të them se ato banda mafioze këtë duhet marr seriozisht dhe jo sikur lojë, sepse meritat janë të Amerikës, Gjermanisë dhe assesi atyre krye mafiozëve që rrahin gjoks dhe luftojnë për bajraktarizëm kur ne i njohim me rrënjë e me degë se të kujt argat të deridjeshëm kanë qenë. Rasti nuk duhet ikur kurrsesi dhe se përndryshe përgjegjësia dihet që bije mbi këta krye vagabondët dhe krye mafiozët. Çka është boll, boll është”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".