Lojë e turpshme të dyshuarve nga Gjykata Speciale me ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Lojë e turpshme të dyshuarve nga Gjykata Speciale me ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së
Lojë e turpshme të dyshuarve nga Gjykata Speciale me ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Ragip Guraziu

  • 11 August 2020 - 07:40

Shkruan: Ragip Guraziu

“Kundër këtij ligji kanë reaguar ambasadori amerikan, i cili kundërshtoi për herën e dytë, por edhe nga ambasadori zviceran dhe ai gjerman, që po supozohet se është tentativa e miratimit të këtij ligji, një skenar indirekt për ta penguar veprimin e Gjykatës Speciale, nga pamundësia e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, për të cilin tani janë penduar pikërisht ata lider politik dhe deputetët që ishin më të zëshmit për votimin e tij në Kuvend, pa asnjë ndërhyrje të vetme për trajtimin gjithëpërfshirës të krimeve të dyshuara të luftës, dhe jo vetëm në formën selektive, në përndjekje të të dyshuarve dhe të të akuzuarve nga radhët e UÇK-së. Këto lojëra qojnë ujin në mullirin e armikut të një shteti që më shekuj i përbetuar kundër kombit shqiptarë, e që është Serbia”.

-Askush nuk mundet që të ja ulë dikujt karakterin apo namin që ai e ka se sa ai që ja bënë vetes ose ja bënë atij populli. Tani ata që vetë votuan Gjykatën Speciale, nuk do ja dalin veç se do e ulin vetën dhe do e turpërojnë veten para e gjithë Botës, me marrinat e tyre. Në këtë formë do e koritin edhe luftën e UÇK-së, kur kemi parasysh se po aludohet në Presidentin Thaçi dhe të parin e PDK-së, Veselin, se po që se ftohen të parët edhe dënohen, dhe PDK me siguri do të shkatërrohet njëherë përgjithmonë. Prandaj lind pyetja; a do të detyrohen më në fund, që të tërhiqen në mënyrë tepër të ulët dhe të turpshme Kuvendi dhe Qeveria, nga miratimi i Ligjit të ashtuquajtur Vlerat e luftës, i cili u kundërshtuar një zëri nga tre ambasadorët e vendeve të Quintit të akredituar në Kosovë, mendojë se po. Kundër këtij ligji kanë reaguar ambasadori amerikan, i cili kundërshtoi për herën e dytë, por edhe nga ambasadori zviceran dhe ai gjerman, që po supozohet se është tentativa e miratimit të këtij ligji, një skenar indirekt për ta penguar veprimin e Gjykatës Speciale, nga pamundësia e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, për të cilin tani janë penduar pikërisht ata lider politik dhe deputetët që ishin më të zëshmit për votimin e tij në Kuvend, pa asnjë ndërhyrje të vetme për trajtimin gjithëpërfshirës të krimeve të dyshuara të luftës, dhe jo vetëm në formën selektive, në përndjekje të të dyshuarve dhe të të akuzuarve nga radhët e UÇK-së. Këto lojëra qojnë ujin në mullirin e armikut të një shteti që më shekuj i përbetuar kundër kombit shqiptarë, e që është Serbia. Edhe pse këto lojëra i pranuan vetë ata që në fillim nuk reaguan kur e panë se mu ata do përgjigjen për gjithë këtë rrëmujë sa i përket kësaj Gjykate Speciale direk e formuar për UÇK, tani gabimet e presidenti Thaçit dhe Veselit, do të ju kthehen bumerang dhe kjo nuk i konvenon askujt, por askujt nuk do i dhimbsen sepse vete e deshën kështu, herë mire e here keq. Ambasadorët e vendeve mike të Kosovës kanë reaguar kundër këtij ligji sepse po supozohet që tentativa e miratimit të këtij ligji nuk është asgjë tjetër veç se një skenar indirekt për ta penguar veprimin e Gjykatës Speciale”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".