Kosova dhe Marrëveshja teknike Ushtarake e Kumanovës, pasojat e saj pas shpalljes së pavarësisë

Kosova dhe Marrëveshja teknike Ushtarake e Kumanovës, pasojat e saj pas shpalljes së pavarësisë
Kosova dhe Marrëveshja teknike Ushtarake e Kumanovës, pasojat e saj pas shpalljes së pavarësisë

Drizan Shala

  • 11 August 2020 - 12:35

Shkruan: Drizan Shala

“Institucionet politike të Kosovës duhet që përmes një takimit katërpalëshe ( Kosovë-Amerikë-NATO-Serbi ) dhe të definojë një rimodelim të kësaj marrëveshje e cila pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës ka pësuar ndryshime në terren bazuar në atë që Kosova fillojë që ngrit kapacitetet e saja të sigurisë përfshirë këtu FSK me mision të ri që derivon nga miratimi i ligjeve mbi FSK-në dhe që është edhe mbrojtja e territorit të Kosovës”.

-Një nga çështjet kryesore pas mbarimit të luftës është aspekti i sigurisë së qytetarit dhe siguria e kufirit. Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, që kanë pasur për detyrë të ofrojnë një mandat të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën kohë t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës dhe të mundësojnë hapësirë për vendosjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë. Pika (d) thotë, zona e sigurisë ajrore është definuar si zonë prej 25 kilometrash dhe tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë dhe Malit të Zi. Zona e sigurisë tokësore është definuar si zonë prej 5 kilometrash, e cila tërhiqet nga kufiri i jashtëm i Kosovës në brendësi të territorit të Republikës Federative të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë dhe Malit të Zi ( sipas asaj marrëveshje ). Pra institucionet politike të Kosovës duhet që përmes një takimit katërpalëshe ( Kosovë-Amerikë-NATO-Serbi ) dhe të definojë një rimodelim të kësaj marrëveshje e cila pas shpalljes se pavarësisë së Kosovës ka pësuar ndryshime në terren bazuar në atë që Kosova fillojë që ngrit kapacitetet e saja të sigurisë përfshirë këtu FSK me mision të ri që derivon nga miratimi i ligjeve mbi FSK-në dhe që është edhe mbrojtja e territorit të Kosovës. Qeveria dhe Presidenca duhet që të mbledhin KSK ( Këshillin e Sigurisë Kombëtare ) duke adresuar çështjen dhe prodhuar një vendim politik dhe urdhër ushtarak për mobilizim të FSK-së që nëse ri-përsëriten rastet e tilla FSK-ja sipas misionit të saj të veprojë pa ju nënshtruar presionit apo servilizmit politik ndërkombëtar. Çdo qytetar i Kosovës duhet ta mbrojnë territorin e Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".