Kuvendi dhe Qeveria të heqin dorë nga veprimi provokativ kundër Gjykatës Speciale me miratimin e ligjit për vlerat e luftës

Kuvendi dhe Qeveria të heqin dorë nga veprimi provokativ kundër Gjykatës Speciale me miratimin e ligjit për vlerat e luftës

Hajrullah Tërnava

  • 12 August 2020 - 07:26

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Tani duhemi të tërhiqen, qoftë edhe në mënyrë të ulët dhe të turpshme si Kuvendi dhe Qeveria,nga miratimi i Ligjit të ashtuquajtur për Vlerat e luftës. Dyshimet e mëdha po krijohen me këto veprime se janë ata që e kanë “mizën mbas veshit”po tentojnë që me miratimin e këtij ligji të mbrohen nga “miza”, prandaj këto veprime po i përngjajnë një skenari indirekt për ta penguar veprimin e Gjykatës Speciale, nga pamundësia e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, edhe që pati tentime të tilla në vitin 2017. Befasia më e madhe që tani janë penduar ata lider politik e deputet që ishin më të zëshmit për votimin e tij në Kuvend, pa asnjë ndërhyrje të vetme për trajtimin gjithëpërfshirës të krimeve të dyshuara të luftës, dhe jo vetëm në formën selektive, në përndjekje të të dyshuarve dhe të akuzuarve nga radhët e UÇK-se, por edhe me një afat të pacaktuar të përndjekjeve të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë”.

-Kosova në këto rrethana edhe me këtë pavarësi që e ka, që e ka shpallë në vitin 2008, dhe e kanë njohur rreth 116 shtete, nuk duhet ta dëmton imazhin që e ka fituar deri tani, duke bërë gabime trashanike, për shkak të politikave që i zhvillojnë politikanët e Kosovës, sepse Kosova ende nuk e ka një pavarësi të plotë ndërkombëtarisht të njohur dhe të anëtarësuar pranë OKB-së. Kosova akoma është e vonuar edhe më anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, si UNESKO, INTERPOL e shumë tjera që po i mungojnë Kosovës, prandaj mbështetja ndërkombëtare nuk mundë të konsiderohet si punë e kryer, ajo nevojitet edhe për një kohë të gjatë dhe vazhdimisht.

Me krijimin e Gjykatës Special në vitin 2015, dhe sikur që tani kjo Gjykatë e ka fillua punën e saje dhe i ka ngritur aktakuzat e para, një kërkim i miratimit të Ligjit të Vlerave të luftës nga Kuvendi i Kosovës edhe Qeveria, është nonsens, e pakuptimtë, sepse është tepër vonë një kërkesë e tillë, dhe kjo gjykatë në fjalë, që është formuar, nuk duhet të pengohet duke krijuar barriera të tillë juridike, ngase pa shumë vonesë pritet aktivizimi i saj konkret, derisa nga prokuroria janë ngritur aktakuzat e para. Nuk duhet të luhen lojërat rreth kompetencave të kësaj gjykate, prandaj edhe po vijnë reagimet e ambasadorëve të tri shteteve të Quintit të akredituara në Kosovë, e që këto tri shtete, ishin ndër kryesorët edhe për ndihma që i kanë dhënë Kosovës, si gjatë çlirimit dhe mbas çlirimit, si Amerika, Gjermania dhe Zvicra. Prandaj edhe tash, sikur shumë herë më parë, po rrezikohet të bëhen gabime të turpshme me miqtë tanë, që na kanë ndihmuar të çlirohemi nga armiku shekullor, dhe prapë po na qëndrojnë prapa për gjithçka, që mos me qenë këta miq ndërkombëtar ne as pavarësinë s’kishim mundur ta jetësojmë në këtë formë që është deri më tani, e lëre më që po pretendojmë tani edhe për tu bërë anëtar të OKB dhe institucioneve tjera ndërkombëtare.

Tani duhemi të tërhiqen, qoftë edhe në mënyrë të ulët dhe të turpshme si Kuvendi dhe Qeveria,nga miratimi i Ligjit të ashtuquajtur për Vlerat e luftës. Dyshimet e mëdha po krijohen me këto veprime se janë ata që e kanë “mizën mbas veshit”po tentojnë që me miratimin e këtij ligji të mbrohen nga “miza”, prandaj këto veprime po i përngjajnë një skenari indirekt për ta penguar veprimin e Gjykatës Speciale, nga pamundësia e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale, edhe që pati tentime të tilla në vitin 2017. Befasia më e madhe që tani janë penduar ata lider politik e deputet që ishin më të zëshmit për votimin e tij në Kuvend, pa asnjë ndërhyrje të vetme për trajtimin gjithëpërfshirës të krimeve të dyshuara të luftës, dhe jo vetëm në formën selektive, në përndjekje të të dyshuarve dhe të akuzuarve nga radhët e UÇK-se, por edhe me një afat të pacaktuar të përndjekjeve të akuzuarve nga Gjykata Speciale në Hagë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".