Të paditurit dhe të dështuarit në Akademi, në vend të vizionit për ndërtimin e shtetit merren me pandemi

Të paditurit dhe të dështuarit në Akademi, në vend të vizionit për ndërtimin e shtetit merren me pandemi
Të paditurit dhe të dështuarit në Akademi, në vend të vizionit për ndërtimin e shtetit merren me pandemi

Blerim Burjani

  • 13 August 2020 - 14:12

Shkruan: Blerim Burjani

“Ata duhet të merren me projekte madhore kombëtare shtetërore hulumtuese e jo të merren me botim të enciklopedive. Nuk e di kujt i shkua mendja dhe pse ta bëjë këtë çështjen e pandemisë, në vend që të merren me hartimin e një projekti vizionar për shtetin e Kosovës, si për shembull çka ka nevojë shteti dhe çfarë vizioni të ndërtohet për shtetin e Kosovës në periudhën e ardhme shumëvjeçare, apo në vend të deklaratës politike për dialogun të hartoj një projekt strategjik në temën Kosova dhe raportet me fqinjët dhe në veçanti me Serbinë. Pra mua me duket se deri më tash kjo përbërje ka dështuar të merret me ndonjë vizion për të ardhmen apo të sotmen, duhet të rishikohet shumë seriozisht përbërja e saj dhe sepse aty nuk mundë ta kenë vendin njerëzit e dështuar apo pamjaftueshëm të përgatitur për të bërë shkencën”.

-Akademi e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës- ASHAK, me u marr me kovid 19 e me u marr me temën a ka dështuar Kosova me menaxhim të pandemisë a jo, e me i dhëne prioritet shëndetit, thjesht për të thënë jam shumë i befasuar dhe më duket e pa pranueshme, me mbajt Akademi të tillë që nuk merret me ndonjë dokument vizionar për shtetin apo për ndonjë fushe shkencore por merret me deklarata shtypi apo njoftime. Nuk është fare e nevojshme të jepen miliona siç kishte bërë dikur qeveria dhe zoti Veseli, kur kishte takuar kryetarin e Akademisë. Ne kemi akademik të kotë që nuk kanë bërë asnjë punë kolosale gjatë jetës së tyre, por ose ishin të dështuar në fushën ku i kanë takuar, apo janë bërë politikan, pastaj në saje të politikës kanë marr statusin e akademikut. Jam skeptik që shteti i ynë ka nevojë për njerëz të dështuar dhe janë politikan edhe më të dështuar, nuk duket normale kjo. ASHAK duhet ose të përbëhet nga njerëz meritor dhe punëtor që ua sheh hajrin populli dhe shteti ose duhet të rishikohet plotësisht mënyra se si e marrin këtë status. Akademia nuk duron politikan por njerëz të mirënjohur për veprimtarin e tyre shumëvjeçare. Ata duhet të merren me projekte madhore kombëtare shtetërore hulumtuese e jo të merren me botim të enciklopedive. Nuk e di kujt i shkua mendja dhe pse ta bëjë këtë çështjen e pandemisë, në vend që të merren me hartimin e një projekti vizionar për shtetin e Kosovës, si për shembull çka ka nevojë shteti dhe çfarë vizioni të ndërtohet për shtetin e Kosovës në periudhën e ardhme shumëvjeçare, apo në vend të deklaratës politike për dialogun të hartoj një projekt strategjik në temën Kosova dhe raportet me fqinjët dhe në veçanti me Serbinë. Pra mua me duket se deri më tash kjo përbërje ka dështuar të merret me ndonjë vizion për të ardhmen apo të sotmen, duhet të rishikohet shumë seriozisht përbërja e saj dhe sepse aty nuk mundë ta kenë vendin njerëzit e dështuar apo pamjaftueshëm të përgatitur për të bërë shkencën”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".