Mungesa e shtetit real funksional po ja mundëson Serbisë të luaj si macja me miun, ta shtrijë autoritetin edhe në brendi të territorit të Kosovës

Mungesa e shtetit real funksional po ja mundëson Serbisë të luaj si macja me miun, ta  shtrijë autoritetin edhe në brendi të territorit të Kosovës
Mungesa e shtetit real funksional po ja mundëson Serbisë të luaj si macja me miun, ta  shtrijë autoritetin edhe në brendi të territorit të Kosovës

Arsim Haziri

  • 13 August 2020 - 15:55

Shkruan: Arsim Haziri

“Mendoj se ajo pjesë e komunës së Kamenices, Karaçeva, dhe ajo e Veriut, qëllimisht po lihen në mungesë të autoritetit qendror nga fakti se nuk funksionon dora e shtetit, dhe tani sikur ia rritë nivelin e rrezikshmërisë dhe e bënë potenciale pjesë të negociatave me Serbinë. Këtu konsideroj se qëndron e tërë problematike, mungesa e shtetit sikur ia mundëson Serbisë të shtrijë autoritetin në ato dy pjesë dhe për t'i shuar problematiket eventuale, mund të bëhet objekti diskutimi dhe përmes një procesi shkëmbyes territorial”.

Futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, nuk mund të trajtohet si diçka e izoluar apo si një tendencë e kahmotshme që Serbia gjithnjë e ka aplikuar, dhunimin e sovranitetit të Kosovës. Futja e tyre në një trajektore mjaft të gjatë, konsideroj se mund të ndërlidhet me politikat sekrete që i kanë shtyrë dy autoritetet presidenciale ai i Kosovës dhe i Serbisë. Madje për çështjen e territorit kemi pasur një gatishmëri të thellë dhe sikur është akorduar në nivel presidentësh që kjo çështja të përmbyllet me sukses. Gjykoj se rasti i dhunimit të asaj pjesë të territorit dhe mos ndeshja me autoritete e rendit, mund të nënkuptohet sikur me pas qenë si e planifikua, dhe krijimi i përshtypjeve dhe shtyrja e arsyeve për një shkëmbim të mundshëm territorial. Mendoj se ajo pjesë e komunës së Kamenicës, Karaçeva, dhe ajo e Veriut, qëllimisht po lihen në mungesë të autoritetit qendror nga fakti se nuk funksionon dora e shtetit, dhe tani sikur ia rritë nivelin e rrezikshmërisë dhe e bënë potenciale pjesë të negociatave me Serbinë. Këtu konsideroj se qëndron e tërë problematike, mungesa e shtetit sikur ia mundëson Serbisë të shtrijë autoritetin në ato dy pjesë dhe për t'i shuar problematiket eventuale, mund të bëhet objekti diskutimi dhe përmes një procesi shkëmbyes territorial”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".