Zgjerimi i koalicionit nga LDK me PDK-në pasojë shantazhit të Ramush Haradinajt -Postin e presidentit ose prishje të koalicionit

Zgjerimi i koalicionit nga LDK me PDK-në pasojë shantazhit të Ramush Haradinajt  -Postin e presidentit ose prishje të koalicionit
Zgjerimi i koalicionit nga LDK me PDK-në pasojë shantazhit të Ramush Haradinajt  -Postin e presidentit ose prishje të koalicionit

Blerim Burjani

  • 14 August 2020 - 07:38

Shkruan: Blerim Burjani

“Ai ose do të bëhet president ose do ta prishë këtë koalicion. Prandaj LDK nuk ka tjetër rrugë vetëm ta futë brenda koalicionit edhe PDK-në , të merret vesh me PDK-në për këtë post. Lëvizjen taktike të LDK-së drejtë koalicionit të zgjeruar edhe me PDK-në, e ka kuptuar Haradinaj me kohë prandaj është vazhdimisht kritik ndaj LDK dhe kësaj Qeverie. Ai e ka hetuar se LDK nuk do t’ia falë atij postin e Presidentit të cilin shumë më përpara do të ja jep edhe njëherë PDK-së se sa atij, Haradinajt. Pra këtu ka inate të mëdha. Nëse hyn PDK brenda në koalicion me LDK-në atëherë Haradinaj dhe partia e tij personale AAK do të del jashtë koalicionit politik”.

Duket se patjetër duhet të ketë zgjerim të bashkëqeverisjes për shkak të apetiteve të Ramushit , një njeri që kurrë nuk ngopet me pushtet dhe dëshiron të arrij barazimin në politikë, në karrierën e tij aksidentale në politik , që të ngritët e të barazohet me Rugovën dhe me Thaçin. Ai dëshiron që të arrij të gjitha privilegjet, pa marr parasysh sjelljet e tij jo serioze me shtetin dhe faljen posteve për njerëz të padijshëm. Ai shtetin e kupton si një lodër që ai vendos çfarëdo, por jo për popullin por vetëm për veten e tij. Ai e ka bërë tani të ditur, të shpallur publike vetë kandidaturën për president, duke shantazhuar politikisht LDK-në, që të ja fali atij edhe këtë postin e Presidentit ose të prishet koalicioni. Pra ky njeri ia ka mësy edhe postit të presidentit, ashtu qysh ia kishte mërye politikës në vitin 1999, pavarësisht se është i padijshëm për zanatin e politikës, por i përkushtuar për të përfituar sa më shumë nga privilegjet në politikë dhe në avancim të karrierës. Ai ose do të bëhet president ose do ta prishë këtë koalicion. Prandaj LDK nuk ka tjetër rrugë vetëm ta futë brenda koalicionit edhe PDK-në , të merret vesh me PDK-në për këtë post. Lëvizjen taktike të LDK-së drejtë koalicionit të zgjeruar edhe me PDK-në, e ka kuptuar Haradinaj me kohë prandaj është vazhdimisht kritik ndaj LDK dhe kësaj Qeverie. Ai e ka hetuar se LDK nuk do t’ia falë atij postin e Presidentit të cilin shumë më përpara do të ja jep edhe njëherë PDK-së se sa atij, Haradinajt. Pra këtu ka inate të mëdha. Nëse hyn PDK brenda në koalicion me LDK-në atëherë Haradinaj dhe partia e tij personale AAK do të del jashtë koalicionit politik”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".