Terroristët e politikës kosovare po e rrezikojnë seriozisht të ardhmen e shtetit

Terroristët e politikës kosovare po e rrezikojnë seriozisht të ardhmen e shtetit
Terroristët e politikës kosovare po e rrezikojnë seriozisht të ardhmen e shtetit

Dr. Hysni Aliu

  • 14 August 2020 - 07:55

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

“Këta njerëz, si nga PDK, AAK, NISMA E LDK, të gjithë pa dallim, kanë bërë terror mbi popullin e Kosovës, kanë vrarë në mënyrë moderne jo vetëm njerëzit, por edhe ardhmërinë e tyre. Këta i kanë vrarë njerëzit, duke i lënë pa shëndetësi adekuate, si rrjedhojë me dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur si pasojë e mos kujdesit adekuat shëndetësore. Me dhjetëra mijëra tjerë kanë vdekur si pasojë e jetesës në kushte skajshmërish të vështira ekonomike e si rrjedhojë mungesa e barnave, mungesa e ushqimit adekuat. Me qindra fëmijë, kanë vdekur në barkun e nënës, pikërisht nga mungesa e kujdesit për gratë shtatzëna. Me qindra tjerë kanë vdekur si pasojë e vetëvrasjeve si rrjedhojë e kushteve të tmerrshme ekonomike dhe varfërisë ekstreme dhe depresionit si rrjedhojë e saj”.

-Zhvillimet e fundit në politikën e Kosovës, vetëm se po e përforcojnë bindjen që Kosova po udhëhiqet nga mafia politike dhe ekonomike, e cila ka depërtuar në çdo por të jetës në vend. Pretendimet për tu bërë president vendi nga Haradinaj, apo Mustafa, janë fyerje e rendë për dinjitetin e këtij populli. Këta njerëz , institucionin e presidentit, kryeministrit, po e trajtojnë si një shtëpi publike, ku njerëzit shkojnë për zbrazjen e epsheve të veta. Secili nga ta, donë ta shijoj atë ndjenjë e të çendnit diku lart, e mbi të gjithë, në mënyrë që nga aj vend të dal si frekuentues dhe i lehtësuar, edhe me kushtin që të del i turpëruar.

Deklarimet e fundit të Xhavit Halitit, se tek PDK-ja është çelësi për zgjidhjen e problemeve që ai i numëron, që në fakt janë shkatërrim në të cilin ata vetë e kanë futur Kosovën, është sikur Talebanët apo terroristët e ISIS- it ti thonë popullit, qe ne ju vramë , masakruam e torturuam, e tash, nëse doni që problemet të zgjidhen, ne sërish duhet të udhëheqim me vendin. Këta njerëz, si nga PDK, AAK, NISMA E LDK, të gjithë pa dallim, kanë bërë terror mbi popullin e Kosovës, kanë vrarë në mënyrë moderne jo vetëm njerëzit, por edhe ardhmërinë e tyre. Këta i kanë vrarë njerëzit, duke i lënë pa shëndetësi adekuate, si rrjedhojë me dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur si pasojë e mos kujdesit adekuat shëndetësore. Me dhjetëra mijëra tjerë kanë vdekur si pasojë e jetesës në kushte skajshmërish të vështira ekonomike e si rrjedhojë mungesa e barnave, mungesa e ushqimit adekuat. Me qindra fëmijë, kanë vdekur në barkun e nënës, pikërisht nga mungesa e kujdesit për gratë shtatzëna. Me qindra tjerë kanë vdekur si pasojë e vetëvrasjeve si rrjedhojë e kushteve të tmerrshme ekonomike dhe varfërisë ekstreme dhe depresionit si rrjedhojë e saj. Me qindra shokë të tyre të luftës janë var në litar, sepse vetëm aty kanë parë lehtësimin e dhimbjes, në mungesë të alternativave për lehtësimin e dhimbjeve që ofrohen në vendet tjera nëpërmes trajtimit psikologjik. Sa e sa njerëz, kanë vdekur si pasojë e diagnostifikimit me vonesë të kancerit, edhe kjo si rrjedhojë e mungesës së shërbimeve adekuate shëndetësore. Sa e sa tjerë kanë vdekur rrugës për në shtetet fqinjë, ku kanë shkuar për të gjetur trajtimin apo diagnozën e duhur sepse vendi i vetë si ofron. Sa e sa tjerë vdiqën në komunikacion, si rrjedhojë e blerjes sikur në maket të patentë shoferëve. Po sa e sa tjerë vdiqën duke ju vendosur stenta nëpër spitale private, patën e s’patën nevojë njerëzit. Sa e sa tjerë vdiqën, rrugës për mërgim, sepse vendi i vetë nuk ju ofroj perspektivë as rehati minimale. Sa të tjerë u larguan përjetësisht nga vendi i vetë, pas fitimit të lirisë, vetëm për të siguruar një jetë normale. Sa të tjerë u dhunuan e poshtëruan vetëm e vetëm për të siguruar vazhdimin e vendit të punës, sa të tjerë i dhanë mijëra euro ryshfet, për të siguruar vendin e punës. Sa të tjerë dhanë ryshfet për tu bërë veteran të rrejshëm, sa të tjerë blen diplomat, e sa tjerë gjoja si profesionist diplomuan, në mënyrë që pastaj njerëzit të trajtohen po nga duart e tyre. Sa njerëz e dhanë votën, vetëm për ta ruajtur vendin e punës, e sa tjerë për ta siguruar një thes miell. Sa intelektual u heshtën, duke ju ndal ëndrra në gjysmë. Sa i riu mbeti pothuajse analfabet, duke mos pasur mundësi që ta ndjek hapin e njëjtë me botën. Sa të tjerë u thyen në shpirt kur kryetari i vendit, pasi deshi ta copëtoj vendin e qoj atë edhe para Gjykatës së Hages. Sa të tjerë u thyen në shpirt kur një tjetër, bëri gjithçka duke mashtruar popullin që do ta mbroj kufirin me Malin e Zi dhe nuk do lejoj humbjen e 8000 hektarëve tokë, vetëm e vetëm për tu bërë kryeministër, ndërsa tash pa fije turpi pretendon të bëhet kryetar vendi. Sa të tjerë u dëshpëruan deri në palcë, nga një njeri që nënshkroi asociacionin e komunave serbe që shkelë kushtetutë, dhe premtoj që kurrë s’do bashkëpunoj, sipas tij, me ”vrasësit e figurave të larta të LDK- së” e tash bashkëjeton me ta, e madje pretendon që edhe ai të bëhet kryetar shteti. Pra, këta janë e vërteta e historisë së Kosovës pas Millosheviqiane, e cila histori po vazhdon, pikërisht nëpërmes këtyre njerëzve shqipfolës që na udhëhoqën për 20 vite, përjashto këtu 2 muajt e qeverisjes pas zgjedhjeve të fundit. Ky popull është mbështetur për muri, andaj nëse kështu vazhdohet me dhunimit dhe poshtërimin e dinjitetit të tij, do të luftoj për mbijetesë, sikurse çdo gjallesë tjetër mbi këtë tokë.

Unë i bëj thirrje BE-së se dhe SHBA-ve që të përdorin metodat super moderne demokratike, ashtu siç i përdori, kur ndërprenë rrugën e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Hoti për në SHBA, ku ata shkonin për copëtimin e Kosovës dhe Evropës, në mënyrë që kësaj here të ndalin poshtërimin dhe copëtimin e Kosovës nga brenda. Populli tani më, jo vetëm që urren këta njerëz që i përmenda me lart por kanë neveri nga ta. Nuk mundet që një i intervistuar nga Gjykata Speciale të bëhet president vendi, dhe kështu ta fyen dinjitetin tonë, dhe pas 2 apo 3 muajsh të detyrohet të jap dorëheqje si pasoj e ngritjes së mundshme të aktakuzës ndaj tij. Nuk mundet një mashtrues politik sikur Mustafa, që të behet president, pasi që shkeli mbi dinjitetin e të gjithë intelektualëve të LDK- së, duke u bëre gardian i krimit. Nuk e donë populli për president as Enver Hoxhajn e as asnjë tjetër që është lozë e LDK-së, PDK-së, AAK-së apo NISMA-s, sepse ata janë edhe shërbëtorë pore edhe simbol i terrorizmit politik të këtyre partive politike. Unë besoj që koha nuk pret, andaj miqtë tanë perëndimor duhet t’ua zënë në fyt planet mizore të këtyre turpëruesve të vendit tonë, duke ua dhënë përgjigjen e merituar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".